E shtunë, 11 Korrik, 2020
33 C
Tirana

Kosovë/ 11 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Mbahej si muze prej 80 vitesh, gjykata merr vendimin e papritur për “Aya Sofia” në Stamboll

Gjykata vendosi sot që ta kthejë ndërtesën e “Aya Sofias” në Stamboll në një xhami. Ndërtesa kishte më shumë se 80 vite që mbahej si...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se pas kryerjes së 297 testeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Prishtinës 3 raste dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë.

Instituti ka njoftuar edhe për dy pacientë të shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin total në 876. Autoritetet në Kosovë deri më tani kanë raportuar për 1,158 raste të prekura me këtë virus. Prej tyre, 30 pacientë kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Lexo edhe :   Shtimi i rasteve të reja/ Bino sugjeron mbylljen e fundjavave

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin per Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Lexo edhe :   “Mbyllja nuk është zgjidhje”/ Apeli i Piperos për qytetarët

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikoj jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatë më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institutit kombëtar të shëndetësisë publike dhe ministrisë së shëndetësisë!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

“Mos na provokoni”/ Rama paralajmëron Bashën për marrëveshjen e 5 qershorit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kreun e PD-së, Lulzim Basha lidhur me kërcënimet për prishje të marrëveshjes së 5 qershorit. Përmes një postimi në Twitter,...

“Mbyllja nuk është zgjidhje”/ Apeli i Piperos për qytetarët

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero i bën apel qytetarëve për mbajtje medoemos të maskës dhe të ruajtjes së distancës. I ftuar në studion e Neës24,...

“Basha gënjeu shqiptarët për listat e hapura”/ Hajdari nxjerr pamjet

Deputetja Rudina Hajdari deklaron se kreu i PD-së, Lulzim Basha, po gënjen shqiptarët në lidhje me listat e hapura. Në një konferencë për mediat, Hajadari...

Pandemia/ Rezulton pozitiv kryetari i PD-së në Roskovec

Kryetari i PD-së në Roskovec, Gëzim Caushi raportohet të ketë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas Abcnews.al, prej 10 ditësh Caushi ka shfaqur simptoma të tilla...