E premte, 3 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Buxheti rishikohet sërish, si do jetë plani i rimëkëmbjes

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Buxheti do të rishikohet sërish. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi gjatë mbledhjes online të Këshillit të Investimeve se qeveria është duke u përgatitur për një rishikim të dytë të buxhetit.

Në mbledhjen e Këshillit u diskutua situata e krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID – 19, masave financiare dhe ekonomike që janë ndërmarrë deri tani nga qeveria për të përballuar pasojat, si dhe reformat që mund të sugjerohen për rimekëmbjen e ekonomisë.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj bëri një pasqyrë të situatës së përgjithshme makroekonomike të Shqipërise, por edhe në kuadrin rajonal e ndërkombëtar.

Ministrja  vlerësoi  se në lidhje me Shqipërinë, nga parashikimet konsiderohet që ndikimi i dy fatkeqësive, ai i tërmetit në nëntorin e kaluar si dhe situata e pandemisë do të krijojnë ulje të konsiderueshme të PBB-së. Gjë për të cilin qeveria shqiptare është angazhuar, jo vetëm në periudhën e parë të këtij 6-mujori, por njëkohësisht parashikon një rishikim të dytë të buxhetit, ku si pasojë e reflektimit të uljes së të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore dhe doganore tkurrja do të jetë më e madhe sesa parashikimi i bërë në muajin mars. Në kuadrin makrofiskal është parashikuar një rishikim i dytë i buxhetit, me ulje të PBB-së, midis nivelit -2 deri në -5%. Sigurisht, kjo do të jetë subjekt i diskutimeve në muajin korrik.

“E një rëndësie akoma më të veçantë është sesi do të ngrihemi në situatën post-covid, në atë çka ne quajmë ‘Plani i rimëkëmbjes’”, tha Ministrja Denaj. Sipas saj, në këtë kuadër Këshillit të Investimeve i është kërkuar që të mbështesë me marrjen e të gjitha propozimeve nga bizneset, që funksionojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, në mënyrë që Plani i Rimëkëmbjes të përfshijë përpara prezantimit të tij dhe disa nga këto propozime”.

Gjatë këtij takimi virtual, Ministrja Denaj tha se, në raport me politikën fiskale, mbarëvajtja është parë në aspektin afatmesëm, në atë 5-vjeçar, i cili do të mbështetet nga modernizimi dhe automatizimi  i proceseve, të cilat do të sjellin një centralizim të informacionit në kohë reale dhe përmirësim të administrimit fiskal të siguruar nëpërmjet disa proceseve:

-implementimit të fiskalizimit,

-shërbimit automatik të informacionit,

por edhe shumë produkteve të tjera që janë në diskutim për të realizuar një administrim sa më efektiv të të gjithë instrumenteve që Administrata Tatimore dhe Doganore menaxhon aktualisht.

Përsa i përket politikave të zhvillimit ekonomik, zonja Denaj tha se me rëndësi  janë stimujt e zhvillimit të sipërmarrjes, jo vetëm fiskalë, por edhe ato të politikave të zhvillimit ekonomik me fokus SME-të.

Sipas Ministres, është propozuar që qasja politike e çdo sektori të shikohet jo vetëm në raport me projektet prioriotare, por edhe në raport me stimulimin e sipërmarrjes në sektorë të veçantë.

Lexo edhe :   A votoi për shkarkimin e Vjosa Osmanit? Ja si përgjigjet ministrja e Kosovës

“Në këtë moment lind nevoja që digjitalizimi të mos përfshijë vetëm optimizimin e proceseve të qeverisë, që është sot fakt, por të konsiderojë edhe aspektin ekonomik për digjitalizimin e aktivitetit ekonomik në të gjithë sektorët. Vlera e shtuar e digjitalizimit ekonomik duhet të lidhet me rritjen e qasjes drejt investimeve të cilat do t’i quaja ‘investime smart’’ dhe që në fokus mund të kenë si përmirësimin e sistemeve software, por edhe investimeve aktive fikse që do të duhet të rrisin produktivitetin, cilësinë e produkteve ‘Made in Albania’”, u shpreh Ministrja.

Lexo edhe :   A votoi për shkarkimin e Vjosa Osmanit? Ja si përgjigjet ministrja e Kosovës

Në këtë kuadër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka propozuar dhe politika të cilat mund të nxisin në të ardhmen investime “smart” në kombinim të skemave jo vetëm të garancisë, por edhe granteve.

Gjithashtu Ministrja Denaj vlerësoi politikat e punësimit, si një qasje proaktive në dy aspekte:

1-për të risjellë në tregun e punës atë pjesë, e cila gjatë periudhës së tre muajve të fundit u ballafaqua me humbjen e një marrëdhënie kontraktuale pune

2- për të nxitur një punësim sa më shpejt në nivelin e kohës afat shkurtër, por edhe afat mesëm, politikat stimuluese dhe incentivat do të nxisnin një marrëdhënie biznes-qeveri në një format që sigurontë një punësim sa më të gjatë në kohë.

Me shumë rëndësi Ministrja vlerësoi formalizimin e tregut të punës me një skemë të re që do të mundësonte uljen e informalitetit.

Gjatë diskutimeve anëtarët e Këshillit të Investimeve kanë bërë rekomandimet dhe sugjerimet, përshirë edhe ngritjen e një grupi pune teknik për të hartuar strategjinë kombëtare të rimëkëmbjes.

Me specifikisht, KI ka rekomanduar:

a) Ndërtimin e një pakete konkrete për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, veçanërisht në ato zona që kanë potencial njerëzor dhe mungojnë vendet e punës, listë transparente me objekte industriale që nuk janë privatizuar ende, koordinim me disporën dhe transparencë për planet e investimeve publike, përshpejtim i zgjidhjeve të problemeve që lidhen me pronësinë etj..

b)Kuadër ligjor dhe reformë fiskale – fokus konsolidim i reformës drejtesi, politika fiskale që nxisin konkurueshmërinë, politika aktive të tërheqjes së IHD-ve, shoqëruar me marketing, konsolidim i pronës, si edhe transparencë mbi koncensionet aktuale etj..

c)Stimulim i konkurueshmërisë së produkteve (produkte industriale dhe bujqësore) “Made in Albania”, duke maksimizuar potencialin ndoshta nga delokalizimi i kompanive globale thjeshtëzim dhe stabilizim i kuadrit fiskal në funksion të konkureshmërisë) fuqia punëtore etj..

d) Strategji afatgjate informaliteti dhe stimulim për mbështetjen e bizneseve qe të drejtohen në bursë.

Në nivel sektorial, u rekomanduan veprime prioritare konkrete në afatshkurtër për mbështetjen e sektorit të Agropërpunimit, Turizmit dhe IT dhe Inovacionit.

Ministrja Denaj informoi pjesëmarrësit edhe mbi nismën e qeverisë për hartimin e një plani të zgjeruar të Rimëkëmbjes Ekonomike, që do të konsultohet edhe me biznesin. /Monitor

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të paktën 1 në çdo 150 tiranas me koronavirus aktiv në organizmin e tyre

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka në Bashkinë e Tiranës 409 raste aktive të konfirmuara me COVID-19 nga...

Britania e Madhe hap kufijtë me 57 vende, por jo me Shqipërinë

Britania e Madhe ka publikuar sot listën me 57 vendet me të cilat ka hapur kufijtë, por Shqipëria nuk është një nga ato. Kjo do...

“Më shisni biznesin”/ UFSH paralajmëron farmacitë lidhur me e-mailet e çuditshme që po marrin

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka paralajmëruar farmacitë në Shqipëri, në lidhje me një e-mail që i kërkon atyre të shesin biznesin, duke pretenduar...

Po hetonte dosjen e Dritan Dajtit, shkarkohet Artan Bajrami

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e ish-kryeprokurorit, Artan Bajrami. “Në...

Itali/ Përgjysmohet numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është përgjysmuar në 24 orët e fundit, në krahasim me një ditë më parë. Ditën e sotme janë...