Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

INSTAT: Tregtia me pakicë në rritje, ndikim kryesor nafta

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
INSTAT: Tregtia me pakicë në rritje, ndikim kryesor nafta

Tregtia me pakicë ka regjistruar rritje në tremujorin e fundit të vitit të shkuar dhe ndikim. Instituti i Statistikave publikoi shifrat zyrtare ku  indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënon 152,5 duke u rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rënie 0,1 %.

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë

Sipas INSTAT në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 2,7 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 2,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

“Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 2,8 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 5,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017” vlerëson INSTAT.

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

INSTAT nënvizon se ndryshimi vjetor i indeksit të volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt 2018 është +3,2 %. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,7 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +1,3 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë Në tremujorin e katërt 2018, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “ Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është ulur 1,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

“Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 6,1 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 2,3 % kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur 0,1% kundrejt tremujorit të tretë 2018” thuhet në raport./ Monitor

Tags: me pakiceNAFTAndikimnë rritjeTregtia

TË LIDHURA

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale
Politikë

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

12:42 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Analiza/ Lubonja evokon Konicën: “Pse ky dhe pjell veç tiranë dhe vagabondë”

Analiza/ Lubonja evokon Konicën: “Pse ky dhe pjell veç tiranë dhe vagabondë”

Ronaldo një lider i vërtetë, ja çfarë bën në fillim të pjesës së dytë (Video)

Ronaldo një lider i vërtetë, ja çfarë bën në fillim të pjesës së dytë (Video)

“E futën në një bagazh makine”/ Avokati i njohur mbahet 9 orë peng, ja arsyeja

“E futën në një bagazh makine”/ Avokati i njohur mbahet 9 orë peng, ja arsyeja







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale
Politikë

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

by mirseda
12:42 | 11/02/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar për emërimin në detyrën e Prefektit...

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

11:40 | 11/02/2026
Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com