Në Shqipëri vijon që të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19.
Në qytetin e Korçës është konfirmuar se është prekur nga koronavirusi një shofer i ambulancës.
Personi i infektuar ka shfaqur simptoma të infeksionit si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje kështu që i është nënshtruar analizave të cilat kanë rezultuar pozitive, shkruan “ABC News”.
Ai është izoluar në banesën e tij deri në normalizim të shëndetit.
Mbetet ende e paqartë se si është infektuar personi në fjalë nga COVID-19.
Kujtojmë se në qytetin e Korçës numri i të infektuarve ka shkuar në 12.