E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Infektivi kthehet në karantinë, dyshime për një tjetër të infektuar

Teksa janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, dyshohet për një të tretë. Në ambientet e Spitalit Infektiv është paraqitur një tjetër person i shoqëruar nga autoambulanca. Menjëherë ambienti është dezinfektuar, bëjnë me dije burime për “Ora News”.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se është dhe një person i tretë i infektuar me koronavirus. Këtij personi po i bëhen analizat, dhe pritet që të dalin rezultatet.

Mesnatën e së dielës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy rastet e para. Behët fjalë për një 54-vjeçar dhe djalin e tij 28-vjeçar, të cilët kishin udhëtuar më parë në Firence të Italisë. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, dhe nuk paraqesin komplikacione.

Autoritetet përsëritën apelin ndaj qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr. 127, ku mjekët do tu përgjigjen çdo rasti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...