I japim dekoratën “qen i rilindur”, ish-ministri ka dy fjalë për Laert Vasilin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vënë me ‘shpatulla pas murit’ aktorin Laert Vasili, pas pretendimeve të tij se ishte dhunuar nga artistët, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Me ironi ai i drejtohet aktorit Laert Vasili, se meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike në krevat spitali.

Statusi

Kot thamë që qeveria nuk ka qen!

I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet.

Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër.

Dekoratën “qen i rilindur”, për kontribut të spikatur provokues dhe që ja çpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia..

Çfarë pizevengësh!!!

Reagimi i Manjanit i dedikohet sherrit mes aktorëve në Teatrin Kombëtar, ku ka qenë pikërisht Laert Vasili që ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga përplasja.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar duke thënë se një aktor, përfiton nga nata dhe shkon e shklyen me duar banderolat e Aleancës.

Plas sherri mes artistëve/ Laert Vasili bëhet për spital