E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

“Çfarë dëshmitari ke qenë ti? Do përgjigjesh para ligjit”, shpërthen Eni Çobani

Seanca e sotme e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” u shoqërua me tone të ashpra dhe fyerje nga ana e palëve të përfshira në konfikt. Bëhet fjalë për një shtëpi, e cila është kthyer në burim konflikti mes dy familjeve prej vitesh.

Por përfshirja e personave të tjerë në çështje dhe deklaratat e tyre hedhin dritë mbi pronësinë e shtëpisë. Dokumenti, i cili është firmosur nga palët paraqitet me mospërputhje dhe rezulton edhe me një vulë nga ana e kryetarit të pretenduar të fshatit.

“Do ti bëj hasha racës tënde”, sherri për shtëpinë në “Shihemi në Gjyq”

Sali Muzaqi pranon në studio se në kohën kur dokumenti është firmosur dhe i është vendosur vula, ai nuk ka qenë aspak kryetar fshati, por këtë post e ka marrë në vitin 2002.

Eni Çobani: Në vitin ’99 ke qenë kryetar fshati?

Sali: Nuk kam qenë kryetar fshati në 1999!

Eni Çobani: Po ku e ke gjetur vulën?

Sali: Aty kam firmosur në vitin 2002.

Eni Çobani: More zotëri dokumenti mban datën 1999!

Sali: Moj zonjë, unë të them kështu, në 2002 kam qenë kryetar fshati, atëherë ka ardhur ky me letër në dorë.

Eni Çobani: Po mos e firmosje. Pse e firmose?

Sali: Pse mos e firmosja, kam qenë dëshmitar.

Eni Çobani: Pohove me gojën tënde që nuk ke qenë kryetar!

Zonja Eni tregon se dokumneti është i paligjshëm sepse e kanë kanë shkruar me dorë dhe pa noter.

Eni Çobani: Si mundet një kryetar të përdorë vulën në vitin që nuk ka qenë kryetar? Ju përsëri ngrini zërin dhe i drejtoheni një qytetari me fjalë fyese. Një dokument që gjykata e ka pasur dhe nuk ju ka pyetur asnjëherë dhe ju ka marrë si dëshmitar. Çfarë dëshmitari ke qenë ti zotëri? Ti ke qenë në mashtrim me ligjin, ke shpërdoruar detyrën dhe ti zotëri duhet të përgjigjesh para ligjit, që ke përdorur një vulë në një dokument, që ti nuk ke pasur të drejtë ta firmosësh.

Sali: Kam qenë prezent thashë!

Eni Çobani: Ulu aty! Të lutem ulu aty tani! Do ti drejtohemi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për personin tuaj që ke shpërdoruar detyrën dhe vulën./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...