Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hajdari: “Ç’kusur kam të më akuzojnë se jam palë me ju?”, si ia kthen Rama

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hajdari: “Ç’kusur kam të më akuzojnë se jam palë me ju?”, si ia kthen Rama

Deputetja Rudina Hajdari tha nga foltorja e Kuvendit se është e pamundur që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, për aq kohë sa fshatrat e vendit vuajnë ende për bukë, ujë, drita dhe infrastrukturë.

Hajdari u shpreh se shëndetësia ndodhet në gjendje mjerane. Ndërsa sa i përket rrugëve, deputetja tha se nuk është bërë asnjë rrugë e re, por i është vendosur trau mijëra qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifë.

“Jemi në një situatë të vështira që nuk kemi qenë ndonjëherë më parë. Shëndetësia ka qenë e kapur nga tenderat e disa ministrave që kanë qenë këtu më përpara. Ju flisni për rrugë, por nuk keni bërë asnjë rrugë të re”, deklaroi Hajdari.

Gjithashtu, Hajdari përfundoi fjalën e saj, duke thënë se: “Ç’kusur kam unë të merrem me kusuret e kundërshtimeve, me çdo gjë që kanë ndodhur më përpara?

Ç’kusur kam unë që opozita të më akuzoj se jam palë me ju?

Unë kam bindjet e mia, dhe do të qëndroj deri në fund bashkë me grupin parlamentar, sepse luftojmë për fëmijët tanë. Mos bëni propagandë të dalë boje tashmë”, u shpreh Hajdari.

Ndërkohë, menjëherë e ka marrë fjalën kryeministri Rama, i cili i është përgjigjur Hajdarit duke i thënë se këto janë kusuret e politikës dhe nuk mund t’i ankohet askujt për zgjedhjen që ka bërë.

Fjala e Ramës:

Këtë kusur vetë e keni zgjedhur kur keni vendosur të merreni me politikë. Për fat të keq politika në këtë vend kështu e ka.

Sa i takon kusurit tuaj që ju thonë gjëra që s’doni t’i dëgjoni, më besoni që s’jeni vetëm. Por është pjesë e zgjedhjes që bëjmë. Është e drejta dhe puna juaj, nuk mund t’i ankohemi askujt. Gjithsecili ka kusurin e vet.

Sa i përket retorikës, nuk është fjalë e keqe retorika. Mos e përdorni si fjalë të keqe. Retorika është art më vete, demagogjia është fjalë e keqe.

Jeni e mirëseardhur t’i thoni idetë tuaja. Duke folur për ide, nuk është se keni thënë ide, po flisni për nevojën e idesë. Mos bëni si ata para jush, s’keni bërë asnjë rrugë. Po jua përsëris, me mandatet e qeverisë suaj janë bërë shumë tendera rrugës, por asnjë rrugë e vetme nuk është ndërtuar deri sot. Ne kemi shlyer borxhet për ato rrugët dhe na ka shkuar shumë shtrenjtë ajo rrugë-rrugë-rrugë! Pres të na sfidoni me fakte, jo me demagogji!/ Tirana Today 

Tags: beedi ramafshatratpolitikarekomandimetrrugetRudina Hajdarishendetesia

TË LIDHURA

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”
Aktualitet

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”
Aktualitet

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025
Next Post
Gjermania me perceptime të ndryshme për Shqipërinë

Gjermania me perceptime të ndryshme për Shqipërinë

Grabiti tre lokale në Has, kapet ‘skifteri’ 25-vjeçar

Grabiti tre lokale në Has, kapet ‘skifteri’ 25-vjeçar

Rama mbështeti idenë e korrigjimit të kufijve, Bushati e kritikon: Cinike, hap pas!

Rama mbështeti idenë e korrigjimit të kufijve, Bushati e kritikon: Cinike, hap pas!

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com