E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Grabitja në Rinas/ Dyshohet për një të vrarë. Autorët me rroba ushtarake, morën…

Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen e ndodhur rreth orës 15:30 në Rinas, ku po transportoheshin paratë e një banke të nivelit të dytë.

Autorët kanë qenë të kamufluar, teksa kishin veshur rroba ushtarake dhe kanë lëvizur me një furgon të bardhë, pa targa, ku shkruhej “hetimi tatimor”, si dhe kanë qenë të armatosur.

Mësohet se gjatë grabitjes, ka pasur edhe të shtëna armësh, ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i vdekur, gjë që ende nuk është konfirmuar nga policia.

Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur dy prokurorë të Krimeve të Rënda, Kreshnk Ajazi dhe Ndini Tavani.

Shifra e grabitur dyshohet të jetë rreth dy milionë euro, ndërsa Policia ka ngritur  postblloqe të shumtë pas ngjarjes, si dhe ka bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias. Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...