E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Gjykata pushoi çështjen/ Balla paralajmëron kallëzim të ri në SPAK ndaj Bashës

Kreu i Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të pushuar çështjen e lobimit rus ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se gjykata nuk i ka dhënë fajësi Bashës, por thjesht ka vonuar drejtësinë.

Sipas tij, dosja e kreut të opozitës përmban dokumente të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ai paralajmëron një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

Postimi i plotë:

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

  1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
    👉dokumenti i parë (foto)
    https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf
  2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
    👉dokumenti i dytë (foto)
    https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…
  3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
    👉dokumenti i tretë (foto)
    https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

Lexo edhe :   Fitoi humbja!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...