Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online

Paketa anti-shpifje e qeverisë e cila ndodhet në parlament për miratim ka nxitur një valë të re reagimesh kundërshtuese nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe të huaja, si dhe institucionet ndërkombëtare në vend. E riformuluar për të disatën herë nga shumica e majtë pas kritikave në vijimësi, ajo sërish i ka lënë të pakënaqura grupet e interesit të cilat shohin me shqetësim fuqinë që marrin dy institucione administrative si AMA dhe AKEP në dëm të lirisë së medias online.

Të hënën kjo paketë u kritikua sërish nga OSBE dhe 7 organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes. Qeveria socialiste, tashmë në mandatin e saj të dytë, vazhdimisht, ka patur marrëdhënie të tensionuara me shtypin, gjë që u rishfaq edhe në ditët e fundit pas rëniesd të tërmetit.

“Media është skandaloze dhe kjo s’ka diskutim. Dhe s’ka lidhje fare kjo me futjen e të gjithëve në një thes. Flas për produktin, se sigurisht s’janë të gjithë njësoj”, tha Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të komitetit të rindërtimit.

Gazetarët i shohin reagime të kësaj natyre si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga keqeverisja.

“Është një dredhi politike e kryeminstrit për të përdorur kontekstin e katastrofës, ku zemrat njerëzore janë dhe me të hapura, janë më të ndjeshme ndaj “abuzimit”. Kryeministri me mjeshtëri politike, po e përdor këtë mjet për qëllimet e veta, të cilat do t’i shohim nesër, siç edhe i kemi parë në vazhdën e përpjekjeve të tij për ta trysnuar median”, shprehet Alfred Lela, drejtor ekzekutiv i “Politiko.al”.

Qeveria ka hartuar një paketë të quajtur antishpifje të cilën e ka ndryshuar disa herë pas kundërshtive të vazhdueshme të gazetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Në verë qeveria u tërhoq pas kritikave të forta të OSBE-së dhe BE-së. Në thelb të kritikave janë kompetencat e gjera që u jepen dy institucioneve administrative, Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) dhe atij të Komunikimeve Elektronike (AKEP).

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Desir deklaroi të hënën, se projektligjet e qeverisë kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Ai sugjeron si të rëndësishme vendosjen e një klauzole, që garanton se të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para një gjykatësi menjëherë pas miratimit të tyre. Po ashtu, sipas zotit Desir tha se edhe gjobat e parashikuara janë tepër të larta dhe mund të çojnë në mbyllje të mediave. Këto pika janë kundërshtuar edhe prej komunitetit tëgazetarëve në Shqipëri.

“Gjobat janë nga 800 mijë në 2 milion lekë. AMA mbikqyr televizionet, të cilat kanë të drejtë të ankohen në gjykatë për gjobat e AMA-s para së t’i paguajnë. Në rastin konkret media on line do të paguajë gjobën para se të ankohet në gjykatë. Kjo është në shkelje të parimeve të Konventës së të Drejtave të Njeriut e cila thotë se një dozë e tillë arbitrariteti është vetëm fusha e taksave. Qeveria përdor teknika dizinformimi dhe publikon lajme sikur kjo fushatë është kundër lajmeve false, në fakt kjo është kundër fjalës së lirë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Gjatë konsultimit të paketës antishpifje në komisionin e ligjeve, përfaqësues të komunitetit të gazetarëve dhe të OSBE e BE i kërkuan deputetëve të shumicës të tërhiqen nga ky variant.

Mark Marku, pedagog në Departamentin e Gazetarisë, ndërsa i pranon të metat e medias në Shqipëri, thekson se qeveria po i shfrytëzon mangësitë për të kontrolluar median.

“Edhe ne jemi të shqetësuar për abuzimet që bëhen me lirinë e medias për fakeneës, apo për mungesën profesionale. ….. Fakti që qeveria ka një shqetësim, nuk do të thotë se qeveria e ka të gabuar shqetësimin. Problemi është se qeveria po përdor këtë shqetësim për të kontrolluar mediat”, thotë Mark Marku pedagog i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT.

Një problem i vazhdueshëm që ngrenë gazetarët është prodhimi i lajmeve nga zyrat e qeverisë, gjë që sipas tyre, deformon sistemin e informimit. Drafti “antishpifje” për median online, sipas tyre e përjashton politikën nga shpifja.

“Me pak fjalë nëse kryeministri denigron gazetarin dhe i thotë kazan, gazetari nuk ka të drejtë të ankohet tek këshilli i ankesave, ndërsa e kundërta, nëse një qytetar i thotë kryeministrit kazan, ai ka të drejtë të ankohet. Qeveria është bërë prodhuesi më i madh i lajmave të pavërteta në vend, përmes ERTV, një kopje e formatit të lajmit, por është propagandë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Shtatë organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes lëshuan një deklaratë të hënën, përmes së cilës i kërkojnë parlamentit shqiptar për të dytën herë, që prej korrikut të këtij viti, të mos e miratojë paketën antishpifje, duke e cilësuar atë si një kthesë të keqe në klimën e përgjithshme të lirisë së shprehjes në Shqipëri. Ato shprehën zhgënjim që parlamenti ka vijuar me këto projektligje, pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendas dhe institucionet ndërkombëtare. Më herët 15 organizata shqiptare të të drejtave të njeriut i konsideruan projektligjet e qeverisë dhunim të lirisë së shprehjes në Shqipëri, dhe i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet. Ndërkohë kryeministri Rama në mbledhjen e jashtzakonshme në datën 6 dhjetor njoftoi se paketa antishpifje do të kalojë në parlament për miratim bashkë me një klauzolë për shpifjen në gjendje të jashtzakonshme. Zëri i Amerikës ju drejtua zyrës së shtypit të kryeministrit për të marrë sqarime mbi shqetësimet e gazetarëve për draftin antishpifje, por nuk mori përgjigje./ Zëri i Amerikës

Tags: begazetaretlirinë e medias onlineOSBEpaketa anti-shpifje

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Të gjitha pallatet e ndërtuara para ’93 në Durrës do të riparohen

Të gjitha pallatet e ndërtuara para '93 në Durrës do të riparohen

Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

Hoakin Murrieta, kush ishte meksikani që frymëzoi personazhin “Zorro”

Hoakin Murrieta, kush ishte meksikani që frymëzoi personazhin "Zorro"







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com