E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

Nga: Mero Baze

Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, është dënuar sot me një vit e gjysëm heqje lirie, e cila i është konvertuar në dënim me kusht, duke nxitur një protestë të fortë të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe ish- kolegëve të tij deputetë.

Dënimi i Salianjit është simbolik, përsa i përket masës së tij, por në fakt cilësisht është një dënim penal ndaj partisë më të madhe opozitare në vend.

Edhe pse akuza e ka gjetur fajtor personalisht Ervin Salianjin dhe mund t’i kushtojë shmangien nga Parlamenti i ardhshëm, realisht vepra penale është realizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Video-mashtrimi i të ashtuquajturës “çështje Babale”, nuk ishte një akt personal i Salianjit apo Olldashit dhe as ndonjë zbulim i tyre.

Siç del qartë nga hetimi i Prokurorisë, por dhe mënyrës se si u zhvilluan ngjarjet, ajo ishte një pjesë  e strategjisë së luftës politike të PD, dhe një akt i cili u përdor gjatë politikisht, me vetëdije të plotë, edhe pse të gjithë e dinin të vërtetën.

Pra në këtë aspekt, është e padrejtë që peshën penale të këtij akti e kanë marrë Salianji dhe Olldashi, pasi këta të dy nuk është se kanë përfituar diçka personale, duke u angazhuar në këtë çështje, përveç rrogës së PD.

Partia Demokratike ka tentuar të jetë përfituesja politike e këtij akti dhe plotëson si institucion gjithë tablonë e një vepre penale për shpifje, pasi ka qenë e ndërgjegjshme për fallcitetin e skenarit, dhe po ashtu ka tentuar të përfitojë prej asaj shpifjeje.

Ndaj edhe pse simbolikisht sot janë dënuar dy nëpunës të PD, nën akuzë është vënë politika e opozitës dhe përpjekja për të përfituar politikisht përmes montimit të akuzave ndaj kundërshtarëve.

Lexo edhe :   Parregullsi në zgjedhjet e PD? Ja si i përgjigjet Salianji rivalëve të Bashës

Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për çdo politikan në krye të një partie, të reflektonte politikisht ndaj penalizimit të politikës së tij nga një gjykatë dhe të merrte përgjegjësitë e tij.

Në fakt PD po bën të kundërtën, po tenton të shmangë përgjegjësinë. Prania në sallë e ish- deputetëve të PD, reagimet e ashpra të Berishës e Bashës, përveçse vijnë nga fakti se drejtësisë “po i del turpi” të ndëshkojë dikë prej tyre, po përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre në këtë histori, pasi drejtësia nuk po dënon thjesht dy zyrtarë të PD, por po dënon politikën e PD përmes video-kasetave të montuara.

Lexo edhe :   Parregullsi në zgjedhjet e PD? Ja si i përgjigjet Salianji rivalëve të Bashës

Dhe ky është një bilanc i trishtuar për një opozitë, që në  fakt ka pas plot arsye sheshit, për të bërë opozitë, por ka preferuar të shpikë një realitet në studiot e montazhit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Me një mik special’/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Sarkozy në Paris, Rama...

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...