Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Hoakin Murrieta, kush ishte meksikani që frymëzoi personazhin “Zorro”

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Hoakin Murrieta, kush ishte meksikani që frymëzoi personazhin “Zorro”

Zorro, është një nga ikonat e kulturës së shekullit XX-të. Edhe pse ai është një personazh imagjinar, historia e tij është bazuar në biografitë e të paktën 3 burrave: Huan Kortina, Tibursio Vaskez, dhe më i rëndësishmi që ndikoi në lindjen e legjendës: Hoakin Murrieta.

Emri i tij u përdor në realizimin e 2 filmave me të njëjtin titull, në vitet 1998 dhe 2005, ku rolin e protagonistit e luan aktori spanjoll Antonio Banderas. Po kushte ishte “Robin Hudi” i Meksikës?

Hoakin Murrieta lindi rreth vitit 1829 në Hermosilo, në shtetin e Sonoras në Meksikë. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi kryesisht në Kaliforni, ku ai shkoi në kërkim të arit në fillim të viteve 1850. Murrieta u përball atje me racizmin e amerikanëve të bardhë. Kjo bëri që ai të rebelohej kundër shoqërisë dhe rregullave të saj.

Ai u ngrit për të drejtat e minatorëve vendas, dhe në fund u bë vetë një minator shumë i suksesshëm. Kjo shkaktoi xhelozinë e amerikanëve të bardhë, që i përdhunuan gruan e tij dhe e rrahën rëndë atë vetë. Gjatë asaj kohe, në Kaliforni pati një tregti të paligjshme të kuajve, të cilës iu bashkua Murrieta.

Bashkëpunëtorët e tij, e ndihmuan atë të gjente dhe vriste shumicën e atyre që ishin përgjegjës për përdhunimin e gruas së tij. Ky ishte vetëm fillimi i bandës së Murrietas, që nisi të sulmonte trenat në Kaliforni. Nuk dihet me saktësi sa njerëz ishin pjesë e bandës e tij.

Disa besojnë se ishin vetëm 5, të tjerë pretendonin se ishin një grup shumë më i madh. Banda vrau të paktën 14 anglo-amerikanë dhe 28 kinezë, por njerëzit që jetonin në fshatrat aty pranë, filluan të mbrojnë Murrietën dhe bandën e tij. Siç shprehet uebsajti “Legends of America”: Murrieta ishte shndërruar në një hero popullor, i cili iu kthye botës së krimit, pasi disa minatorë amerikanë e rrahën aq keq sa e menduan të vdekur, i varën në litar të vëllanë, dhe ia përdhunuan dhe vranë bashkëshorten. Hoakin ishte një figurë romantike, që betohej se do të hakmerrej mbi mizoritë e kryera ndaj familjes së tij.

Ai kreu shumë krime në përpjekje, për të vënë në vend padrejtësitë e shumta kundër meksikanëve”. Disa të dhëna për jetën e tij, sugjerojnë se mund të ketë pasur më shumë se sa një njeri, veprimet e të cilit krijuan legjendën e Robin Hudi meksikan. Gjithsesi, të dhënat historike për Murrietën, të cilat mund të konfirmojnë të vërtetën e jetës së tij, janë të pakta.

Ndaj historitë e bëmave të tij, janë pak më shumë sesa tregime popullore. Në vitin 1853, parlamenti i shtetit të Kalifornisë, ngarkoi një grup të njohur si Sherifët e Kalifornisë, për të kapur dhe vrarë Murrietën dhe bandën e tij. Ata ishin një grup ushtarësh veteran të luftës Meksikë-SHBA.

Ata paguheshin 150 dollarë në muaj për ta kërkuar atë, dhe do merrnin nga 1.000 dollarë shtesë për vrasjen e Murrietës dhe bandës së tij. Murrieta dhe të paktën 2 burra të tjerë të bandës së tij, u vranë zyrtarisht më 25 korrik 1853. Si dëshmi të ekzekutimit, Sherifët e Kalifornisë, ia prenë kokën Murrietës, dhe e vendosën atë në një kavanoz me alkool.

Megjithatë pati zëra se koka e prerë e shfaqur në Stokton të San Franciskos, si dhe në disa kampe minierash të Qarkut Maripoza, nuk ishte në fakt koka e vërtetë e Murrietës. Në vitin 1879, vetë motra e Murrietës, pohoi se koka që u ekspozua në atë kavanoz, nuk i përkiste vëllait të saj.

Ajo nuk kishte folur më herët, pasi donte ta mbronte vëllain e saj, duke i dhënë mundësi të arratisej. Pretendimet e saj, nuk u konfirmuan kurrë zyrtarisht, pasi koka e ruajtur u shkatërrua gjatë zjarrit që ra pas tërmetit të fortë që goditi San Franciskon në vitin 1906.

Historia e Murrietës, nuk mbaroi me vdekjen dhe zhdukjen e tij të supozuar. Ai kishte një ndjekës, nipin e tij që njihej me nofkën ‘Prosopio”. Ai u bë një nga banditët më të famshëm në të gjithë historinë e Meksikës. Kur vdiq Murrieta, Prosopio ishte vetëm 12 vjeç, por ai u rrit me kultin e xhaxhait të tij.

Gjatë gjithë jetës së tij, ai bëri gjithçka që mundi për të rritur popullaritetin e legjendës së Murrietës. Për shkak të veprimeve të tij, historia e Hoakin u bë kaq shumë e përhapur, sa që në vitin 1919, Xhonson Mekalj botoi një histori me titullin “Mallkimi i Kapistranos”, që u frymëzua nga legjenda e njeriut që mbronte të varfërit dhe ndëshkonte të pasurit.

Fama e Murrietës ishte sa e mirë, aq edhe e keqe. Disa njerëz e konsideronin atë pak më shumë se sa një vrasës, por shumica e njerëzve e cilësonin si një patriot të madh, që e donte kombin e tij. Murrieta u bë personazh i shumë librave dhe poezive. Më i famshmi prej tyre, ishte ai i Xhon Rixh, pasardhësi i një udhëheqësi indian Cherokee, që u botua në Gazetën e Policisë së Kalifornisë në vitin 1858.

Ende sot, në disa shtete të varfëra të Meksikës, njerëzve u pëlqen të tregojnë historinë e Murrietës ose Zorros, dhe ëndërrojnë që një ditë të dalë një tjetër figurë si ai, në mënyrë që t’i ndihmojë ata në kauzat e tyre./ Tirana Today 

Tags: Hoakin Murrietapersonazhin kinematografikZorro

TË LIDHURA

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
Kuriozitete

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen
Kuriozitete

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen

20:44 | 02/07/2025
Next Post
Pas NATO-s, Trump fut në kaos edhe Organizatën Botërore të Tregtisë

Pas NATO-s, Trump fut në kaos edhe Organizatën Botërore të Tregtisë

Prokuroria kërkon burg për Salianjin, Kryemadhi “shënjestron” Ramën

Prokuroria kërkon burg për Salianjin, Kryemadhi "shënjestron" Ramën

“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

“Nuk kam pasur informacion për pasojat”, Meta flet për momentin e lëkundjes

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com