E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

Pas NATO-s, Trump fut në kaos edhe Organizatën Botërore të Tregtisë

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Nga: Keith Johnson “Foreign Policy”

Gjenevë- Në një pallat të zbukuruar me gurë, buzë liqenit të Gjenevës në Zvicër, shumë pranë selisë së OKB-së, administrata Trump po zhvillon betejën e saj të fundit kundër rendit ndërkombëtar, që ndërtuan dikur vetë Shtetet e Bashkuara.

Në lojë është fati i një pjese pak të njohur, të një institucioni pak të kuptuar:Organi i Apelimit i Organizatës Botërore të Tregtisë. Nëse Donald Trump, do të vazhdojë fushatën e gjatë sabotuese të administratës, aftësia e OBT-së për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare midis vendeve, ka të ngjarë të paralizohet.

Kjo do të thotë që njëanshmëria që e ka karakterizuar qasjen e administratës Trump ndaj tregtisë, mund të përhapet akoma më shumë, duke na kthyer pas në kohën kur rivalitetet tregtare midis kombeve vendoseshin jo me argumente ligjore, por përmes “mureve tarifore”, pengesave tregtare dhe proteksionizmit kundër fqinjëve.

Beteja specifike, është midis Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë kryesorë të OBT-së, mbi 7 gjyqtarët e Organit të Apelimit, që vendosin mbi ankesat e kombeve të ndryshme. Të paktën tre gjyqtarë, janë të nevojshëm për të trajtuar një ankesë.

Por administrata Trump po bllokon emërimin e një gjyqtari të ri, që nga koha kur Trump është zgjedhur president. Të mërkurën, i mbaron mandati 2 nga 3 gjyqtarëve të mbetur, dhe Organii i Apelimit do të mbetet me vetëm 1 anëtar. Shumë shpejt, drejtësia ndërkombëtare tregtare do të pushojë së funksionuari, duke mos pasur më asnjë mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mëdha të tregtisë, sikurse është për shembull beteja shumë vjeçare midis kompanive “Airbus” dhe “Boeing”.

Po çfarë do të ndodhte nëse OBT nuk do të ekzistonte? Tregtia ndërkombëtare, është një nga ato institucione, ashtu si OKB, ku SHBA-ja e pas Luftës së Dytë Botërore, pati një rol udhëheqës

Në hartimin e institucioneve ndërkombëtare, që mund të frenonin nacionalizmin ekonomik, që ndihmoi në shpërthimin e tmerreve të viteve 1930, dhe që më pas u përshkallëzua në një luftë botërore.

Pas disa negociatave të dështuara, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të mëdha, patën sukses në vitin 1947 në hartimin e një marrëveshje, Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë, për të ulur tarifat dhe barrierat tregtare, dhe për të zbehur gradualisht proteksionizmin, një praktikë që kishte qenë në modë që nga fundi i viteve 1700.

Pakti funksionoi mjaft mirë për disa dekada, por ra pre e presionit të fuqive të reja ekonomike në Azi, sidomos Kinës. Në vitin 1994, SHBA-ja ndihmoi në shndërrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat në Organizatën Botërore të Botërore, që i nxiti shtetet për një liberalizim më të madh të tregtisë.

Funksionimi i saj, mbështetej nga 7 gjyqtarët e Organit të Apelimit, që arbitronin dhe zgjidhnin mosmarrëveshjet tregtare. Sot Trump ka nisur një seri luftërash tregtare të njëanshme, që e kanë bërë OBT-në të parëndësishme. Ai ka kërcënuar të tërhiqet nga OBT, dhe është përpjekur vazhdimisht që ta shkatërrojë atë.

Ndërkohë, vendet e goditura nga tarifat e njëanshme të SHBA-së, kanë reaguar në mënyrë të parashikueshme. Ato kanë bojkotuar produktet amerikane, veprim që ka prekur dhjetëra miliarda dollarë eksporte amerikane. Kjo situatë, e ka detyruar Fondin Monetar Ndërkombëtar, OECD dhe vetë OBT, të ulë në mënyrë të përsëritur vlerësimet e rritjes globale.

Shtetet e Bashkuara, i kanë fituar thuajse të gjitha rastet që ka sjellë para trupit gjykues, siç është vendimi i fundit i OBT-së, sipas së cilës BE mbështeti padrejtësisht gjigantin e hapësirës ajrore “Airbus”, në dëm të amerikanes ”Boeing”. Por me kalimin e viteve, sistemi ka vepruar kundër Shteteve të Bashkuara, me shumë vendime që kanë vënë në pikëpyetje mjetet thelbësore, që gjenden në arsenalin e tregtisë amerikane.

Në fakt kontrolli i supozuar i gjyqtarëve të apelit të OBT-së, ka nisur që në kohën e presidentit Barak Obama, dhe është forcuar gjatë viteve të presidencës Trump. Nga fundi i vitit të ardhshëm, OBT pritet të vendosë mbi një seri sfidash, veçanërisht mbi tarifat amerikane mbi çelikun dhe aluminin, e justifikuar me sigurinë kombëtare.

Vendet që janë ankuar në OBT, argumentojnë se argumenti i sigurisë kombëtare nuk qëndron, pasi SHBA-ja nuk ka qenë në luftë me vendet ndaj të cilave ka vendosur tarifat. Për më tepër çeliku nuk është as material bërthamor, dhe as armë në vetvete, dhe kështu përjashtohen 3 kriteret e pranueshme për të evokuar sigurinë kombëtare.

OBT ka vendosur për herë të parë kundër Rusisë, në një rast të ngjashëm me SHBA-në. Ajo argumentoi se vendet që kërkojnë të justifikohen me sigurinë kombëtare për kufizimet tregtare që vendosin, janë në fakt subjekt i mbikëqyrjes ndërkombëtare. Dhe kjo pakëson shanset që SHBA-ja të legjitimohet për tarifat që ka vendosur. Por me qëndrimin e Trump ndaj OBT, ekspertët druhet se po hyjmë në epokën e një “xhungle” të vërtetë në marrëdhëniet tregtare midis vendeve./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Hanë dreka e darka me paratë e shqiptarëve’/ Gjuzi: PS e le Kuvendin bosh

Edhe gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar përplasjet mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Gjuzi u shpreh se kishte...

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh...

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...