“Fundjavë Ndryshe” ka shpërndarë ndihma jo vetëm për të prekurit nga tërmeti, por edhe për njerëzit në nevojë.
Në shumë qytete janë shpërndarë ndihma, e bamirësia nuk do të ndalet me një shtrirje gjeografike të madhe. Një buzëqeshje e ‘vjedhur’ në ato çaste, dëshmon se bamirësia nuk të varfëron.
Në morinë e qyteteve ku qytetarët kanë marrë ndihma është Kukësi, Gjirokastra, Kavaja e shumë banorë të tjerë do të marrin ndihma, për ti çuar pranë familjarëve të tyre.
Shumë mjete të tjera me ndihma priten të shkojnë drejt destinacioneve të tjera të Shqipërisë, për t’iu dhënë shqiptarëve një pjesë lumturie, se pranë njëri-tjetrit mund të bëjnë edhe më shumë.
Jo vetëm për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar me pasojë shumë viktima, por pjesë e listës janë edhe qytetarët në nevojë, të cilët kanë marë pakot me ushqime, miell dhe veshmbathje.
Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka shpëndarë në Facebook disa foto, ku bashkëngjitur tyre shkruan: “Po shpërndajmë ndihma në të gjithë Shqipërinë. Bamirës, Zoti ju bekoftë”.