Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, akuzohet për “mosdeklarim të të hollave në kufi”. Këtë akuzë ia ka komunikuar sot Prokuroria e Posaçme.
Bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume në Gjermani, që e ka përdorur për shkollimin e vajzës, shumë të cilën ish-kryeprokurori Llalla thotë se e kishte marrë borxh nga një mik.
Për çështjen “Llalla” ka kthyer përgjigje edhe DASH, që e shpalli ‘non grata’ duke i ndaluar hyrjen në SHBA. Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm.