E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

“SPAK disponon prova dhe emra të korrupsionit qeveritar”, Ngjela nxjerr provat

Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar se SPAK ka në dorë emrat e të korruptuarve të lartë të përfshirë edhe në organet qeverisëse, por heziton të veprojë. Sipas Ngjelës, kjo lidhet me pasigurinë që ka SPAK, për sigurinë personale.

Në analizën e shpërndarë në Facebook, ai thekson se SPAK-u do të ndeshet me krimin më të rrezikshëm shqiptar në 108 vjet shtet shqiptar. Nga ana tjetër, shqiptarët po presin me padurim të nisë procesi i hetimit të pronësisë korruptive.

Po kështu, politika amerikane është gati e përditshme në këtë proces. Por pyetja që shtrohet është: Pse nuk po fillon goditja?

Sipas tij, SPAK-u është në një përballje me klanet më të egra të Shqipërisë së sotme. “Deri tani, SPAK nuk e ka të sigurt mbrojtjen e vetë: as Prokuroria e Posaçme, as Gjykata e Posaçme dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit, ende nuk kanë një mbrojtje profesionale”, shkruan Ngjela.

Statusi

Shqiptarët presin historinë e re antikorrupsion, kurse SPAK po zvarritet.

l.
A ka ardhur koha reale që SPAK të fillojnë procesin e hetimit ndaj pronësisë kriminale të korrupsionit të lartë qeverita në 25 vjet, dhe të krimit të organizuar me të?

Koha ka ardhur, dhe SPAK, tashmë i strukturuar, disponon provat bazë të abuzimit korruptiv, madje me emra, por nuk dihet mirë pse po eziton. Prandaj shqiptarët me të drejtë po pyesin çdo ditë: pse?

Por, cila është logjika e arsyetimit të këtij momenti historik?
Për këtë, na duhet të theksojmë rrjedhën nga ku del kjo arsye, e cila mund të organizohet kështu:
SPAK-u do të ndeshet me krimin më të rrezikshëm shqiptar në 108 vjet shtet shqiptar; shqiptarët po presin me shqetësim e padurim të nisë procesi i hetimit të pronësisë korruptive; politika amerikane po flet gati një herë në dy apo tri ditë për këtë proces; dhe, të gjitha provat kryesore janë mbledhur.
Atëherë, pse nuk po fillon goditja?

Lexo edhe :   Varianti Delta rrit infektimet, 47 raste të reja në 24 orët e fundit

Por, befas, na duhet të themi se, pyetja më e saktë që duhet të ngrihet këtu është kjo: në një përballje të ashpër me klanet e shumtë kriminalë, SPAK, a e ka siguruar mbrojtjen për sigurinë personale? SPAK- u realisht është në një përballje me klanet më të egra të Shqipërisë së sotme.
Prandaj, na duhet të theksojmë se, deri tani, SPAK nuk e ka të sigurt mbrojtjen e vet: as Prokuroria e Posaçme, as Gjykata e Posaçme dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit, ende nuk kanë një mbrojtje profesionale.

Lexo edhe :   KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të lartë të Ministrisë së Brendshme

ll.
Procesi do të zhvillohet kundër një krimi barbar, prandaj e vetmja siguri duhet të vijë nga FBI dhe organet e specializuara të Shteteve të Bashkuara. Pikërisht, brenda kësaj arsyeje, kemi mendimin se kuptohet që SPAK- u këtë po pret.

Na duhet të theksojmë gjithashtu se, në historinë e krimit të sotëm, nuk ka qenë vetëm korrupsioni ai që ka paralizuar goditjen kundër krimit, por edhe frika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të pambrojtur, dhe të kërcënuar nga krimi.
Prandaj, pyetja e drejtpërdrejtë është kjo: kur do të garantohet SPAK-u?
Mendoj se në këto ditë, kështu siç po rrjedhin ngjarjet, ndihma e përforcuar për mbrojtjen e efektivit të SPAK-ut do të vijë e strukturuar.
Pasi të vijë kjo ndihmë, e cila duhet të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur, gjithçka do të hyjë e sigurt në rrugën e procesit antikorrupsion në Shqipëri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...