E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Frika nga protesta, policia mobilizohet tri orë përpara. Zbardhet plani i opozitës

Sikundër ishte njoftuar edhe më herët, sot pritet të mbahet protesta e radhës nga ana e opozitës, paralel me seancën plenare. Protesta do të zhvillohet para Parlamentit, për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.

Ndonëse protesta është njoftuar rreth orës 10.00, Policia e Shtetit e ka nisur punën për mobilizimin e saj që në orët e para të mëngjesit.

Pa shkuar ende ora 07.00, janë parë një sërë automjetesh të policisë, ku janë pozicionuar rreth zonës ku do të zhvillohet sot protesta e radhës.

Në ndryshim nga protestat e shkuara, ku qytetarët kanë qenë fokusuar në hyrje të Parlamentit, opozita ka një tjetër plan, që konsiston në shpërndarjen në 6 pika.

Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga Unaza, pranë PD.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...