E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Fotot do t’i var te shtylla e shkollës”, ish i fejuari shantazhon 15-vjeçaren

Një 15-vjeçare që hyri në lidhje me një emigrant në Angli, po kërcënohet prej ditësh nga ish i dashuri që i bën asaj presion përmes rrjeteve sociale. Rasti u regjistrua në komisariatin e Farkës, bëjnë me dije burime të gazetës Si që sqarojnë se e mitura vendosi ta ndërpresë historinë, por pas këtij vendimi ish i dashuri pretendon që ka investuar tek ajo përmes dhuratave të shumta dhe ndaj ajo duhet t’i kthejë të gjitha. Në të kundërt fotografitë e vajzës do të shpërndahen në ambientet e jashtme të shkollës private që vajza po ndjek.

Denoncimi u krye nga e ëma e 15-vjeçares, pohojnë burimet e sigurta të gazetës Si, sipas të cilave janë administruar një sërë komunikimesh në Whats App dhe Instagram ku i riu paralajmëron se ka nisur numërimi mbrapsht i kohës dhe në rast mos reagimi, ai do fillojë të veprojë.

Por kërcënimi për dhuratat shikohet nga policia si një justifikim, duke qenë se nga shikimi i deritanishëm i komunikimeve virtuale, kuptohet që i riu po vepron në këtë formë pasi u braktis nga e mitura.

“F.G. ishte i fejuar me vajzën që është 15 vjeçe. Ai po na kërcënon të dyjave duke postuar fotografi gjatë kohës që kanë qenë të fejuar dhe shantazhon- në qoftëse ju nuk më ktheni lekët që kam shpenzuar me vajzën tuaj unë do publikoj fotografitë”. Por problemi është kthyer në një ankth për vajzën dhe të ëmën, kur ish i dashuri ka hapur një llogari në instagram dhe prej aty ka bërë followers me nxënësit e shkollës ku 15-vjeçarja ndjek arsimimin.

“Ai ju ka shpërndarë foto të vajzës disa nxënësve. Ata e kanë marrë vesh, pasi dy djem në shkollë i kanë thënë sime bije që kanë foto intime të sajat që ua ka dërguar dikush nga instagrami”.

E terrorizuar, e mitura ka kërkuar ndihmë nga e ëma që ka folur me ish partnerin e të bijës, i cili më herët për shkak të dashurisë së vajzës ishte pranuar dhe lidhja e tyre kishte qenë për pak muaj familjare. “I shkrova ish të fejuarit të sime bije dhe mu përgjigj, e kam ndarë mendjen, nëse unë futem në burg, t’i bëj gati arkivolin e vajzës”.

Lexo edhe :   Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 Janarin

Policia pohon për gazetën Si se kërcënimet janë shpeshtuar 10 ditët e fundit, dhe sipas kqyrjes me procesverbal rezulton se fillimisht çifti qëndroi i lidhur për gjashtë muaj. E mitura, tha një burim i gazetës Si, u nda me F. G një vit më parë me këmbënguljen e familjarëve të saj, të cilët edhe pse e kishin pranuar të dashurin e saj si të fejuar, ndërkohë ishin të shqetësuar për moshën e tij të madhe.

Lexo edhe :   Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 Janarin

“Ai nuk kishte informacion që vajza ishte nën moshë. Madje gjatë lidhjes, të dy ata duheshin aq shumë sa hapën një llogari instagrami të përbashkët. Por me kalimin e kohës meqenëse djali është emigrant në Londër, ime bijë filloi të kuptojë se primare ishte shkolla”, shton e ëma.

Kur 15-vjeçarja i dha fund lidhjes, veprimi i saj i parë ishte mbyllja e përbashkët e instagramit dhe kjo e ka nxehur keqazi të riun. “Ai hapi një adresë tjetër instagrami me emrin e time bije. Më pas më telefonoi dhe më tha – kam paguar dy djem nga 500 paund, u kam thënë do t’i lani këto fotografi dhe do t’i varni tek shtyllat e shkollës”.

Policia pranon se pas denoncimit ka dërguar pranë laboratorit për kqyrje të gjitha llogaritë virtuale të hapura nga i dashuri i zhgënjyer, i cili ndonëse kërkon t’i kthehen pas dhuratat, nuk është i qartë se sa është vlera që ai ka shpenzuar për hatër të dashurisë. Kjo çështje po mbahet nën mbikqyrjen e njësisë kundër krimeve kompjuterike, për veprat e përndjekjes, dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private. /Gazeta “Si”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...