Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka përshëndetur mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që u ndoq dhe nga Avokati i Popullit, përfaqësues të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Ambasadorja citon se kjo mbledhje tregoi bashkëpunimin mes KED, Presidencës e Parlamentit, për të vepruar me urgjencë në lidhje me opinionet e Komisionit të Venecias.
Në shënimin e radhës në Twitter, ajo apelon se Gjykata Kushtetuese në vend, duhet të jetë funksionale deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Statusi
Mbledhja e djeshme e KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës & Parlamentit për të vepruar me urgjencë sipas opinionit të Kom. Venecias. E sjell një hap afër GJK funksionale deri më 31/12. Palët e përfshira duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë: https://bit.ly/39odcdk
Mbledhja e djeshme e KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës & Parlamentit për të vepruar me urgjencë sipas opinionit të Kom. Venecias. E sjell ?? një hap afër GJK funksionale deri më 31/12. Palët e përfshira duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë: https://t.co/5ZFhieqXHD https://t.co/CWkNkishfj
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 27, 2020