Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Folklor! Nuk prodhojmë dot energji sa na duhet“, Rama replikon me përfaqësuesin e biznesit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në takimin me dhomat e biznesit, një prej përfaqësuesve iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se sistemi energjetik shqiptar ka kapacitet të instaluar 20% më shumë seç konsumojmë. Por kjo u hodh poshtë nga Rama, i cili tha se është e pavërtetë.

Kreu i qeverisë i mëshoi fort faktit se Shqipëria nuk prodhon dot energji aq sa i duhet për konsum. Ai mohoi gjithashtu se sistemi energjetik është keqmenaxhuar. Sipas tij, zgjidhje kësaj situate do t’i japë ndërtimi i Skavicës. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama u shpreh se mungesa e Skavicës është një nga arsyet që nuk jemi të pavarur në aspektin energjetik. Me Skavicën, do të optimizojmë kaskadën tonë kryesore.

Replikat:

Përfaqësuesi i biznesit: Sistemi energjetik shqiptar ka kapacitet të instaluar 20% më shumë seç konsumojmë

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë

Përfaqësuesi i biznesit: Unë kështu e di…

Edi Rama: Ky nuk është opinion. E kuptova bazën e arsyetimit.

Përfaqësuesi i biznesit: E dyta është fakti që menaxhimi i sistemit ka problematika. Duke filluar nga 2021 ju e keni të qartë që problematikat janë të mëdha.

Edi Rama: Falë menaxhimit të sistemit, ne po i mbijetojmë goditjes. Ka shumë folklor në këtë temë. Shqipëria nuk prodhon edhe në ditën e vetë më të mirë, në 2011 që ka qenë viti me reshje më të larta.

Shqipëria nuk e ka prodhuar të gjithë energjinë që konsumon. Ky nuk është opinion, por fakt. Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet ti nënshtrohet logjikës së çmimeve të rritura në mënyrë katastrofike.

Ajo që po bëjmë është pikërisht zbatimi hap pas hapi i një programi për ta pavarësuar Shqipërinë në aspektin energjetik, dhe për ta kthyer në një vend eksportues neto të energjisë. Për këtë arsye po ecim me ndërtimin e Skavicës.

Mungesa e Skavicës është një nga arsyet që nuk jemi të pavarur në aspektin energjetik. Ne kemi shumë më pak se sa nevoja. Me Skavicën do të optimizojmë kaskadën tonë kryesore. Nuk do të derdhim ujë nëpër fusha kur diga vihet në rrezik për shkak të mbushjes, dhe nuk do të dalim as sa dalim në periudhën e thatë sepse do të përdorim ujin e mbledhur gjatë dimrit.

Tags: biznesetenergjiarama

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Kriza energjetike/Mbërrijnë në Vlorë anijet speciale që prodhojnë energji

"S’kemi lënë gjë pa provuar", Rama: Po kërkojmë ndërtimin e një rafinerie të re nafte

“Treni nuk ndalet”, Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e Metës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com