Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“S’kemi lënë gjë pa provuar”, Rama: Po kërkojmë ndërtimin e një rafinerie të re nafte

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Rama në takimin me dhomat e biznesit zbuloi se qeveria po kërkon si zgjidhje ndërtimin e një rafinerie të re. Problemi sipas kryeministrit nuk është thjesht ndërtimi i një rafinerie, por gjetja e naftës që do të prodhojë rafineria, dhe kjo sipas tij është çështje gjeopolitike. Rama theksoi se nëse e realizojmë rafinerinë, dhe do të lidhim kontratat e duhura me naftën e duhur për përdorim, atëherë do të kalojmë në një nivel tjetër në këtë aspekt. Atëherë do të flitet për çmim e për konkurrencë.

“Sa i përket tregut të karburanteve, përsëri dhe këtu jemi në kushtet e folklorit. Nuk ka Shqipëria kapacitete prodhimi të naftës në vend për të kompensuar çfarëdo qoftë. Nuk i ka! Shumë e thjeshtë! Nafta që prodhon Shqipëria është naftë e rëndë, dihet botërisht! Është naftë e cila tregtohet kryesisht për lëndë bituminoze. Nga ana tjetër, rafineria e cila tanimë është çmontuar ishte jashtë çdo lloj mundësie për t’u rikuperuar. Nuk kemi lënë gjë pa provuar, nuk kemi lënë kompani pa sjellë dhe të gjitha kompanitë iknin. Nuk kemi pasur asnjë ofertë nga asnjë kompani serioze, sepse thonin që është një investim shumë i madh dhe nuk ia vlen barra qiranë për ta bërë këtë investim, sepse nuk e kthen me naftën që ju keni. Zgjidhja që ne po kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re. Por një rafineri të re mund ta ndërtosh, nuk është problemi tek ndërtimi. Problemi është tek nafta. Ku e gjen naftën që do të prodhojë rafineria? Të gjesh naftën që do të prodhojë rafineria është gjeopolitikë. Shpresoj që ne do I’a dalim. Akoma jemi në proces. Nuk mund të them që e kemi realizuar, por optimist që mund t’ia dalim. Nëse e realizojmë rafinerinë dhe do të lidhim kontratat e duhura me naftën e duhur për përdorim, atëherë do të kalojmë në një nivel tjetër në këtë aspekt. Atëherë do të flasim për çmim, për konkurrencë, atëherë do të flasim për shumë gjëra të tjera”, tha Rama.

“Sot të thuash që ul barrën mbi çmimin e naftës dhe mjafton të luftohet kontrabanda, faktet nuk e tregojnë. Natyrisht që ka akoma punë për të bërë, dhe jemi duke punuar për kontrollin, nuk diskutohet që ka evazion në fushën e karburanteve dhe po marrim masa që të forcojmë shumë kontrollin e karburanteve në mënyrë teknologjike dhe jo me inspektorë. Se sa më pak inspektorë, aq më pak halle për biznesin, për financat dhe për moralin e shtetit. Jam besimplotë që do ia dalim”.

Tags: edi ramaNAFTArafineri

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

“Treni nuk ndalet”, Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e Metës

“Zemrat tona janë thyer!” Gazetat britanike reagojnë për vdekjen e Mbretëreshës

Muri i Lotëve, simbol i tre besimeve fetare! Impresione nga djepi i profetëve!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com