Në portin e Vlorës kanë mbërritur anijet që prodhojnë energji. Dy anijet e marra me qira për prodhimin e energjisë elektrike janë të dy kompanive, njëra amerikane dhe tjetra italiane. Kryeministri Rama ka njoftuar se furnizimi me energji elektrike nga këto dy anije, do të nisë në muajin nëntor.
Sipas qeverisë, prodhimi i energjisë nga anijet lundruese do t’i paraprijë vënies në funksion të TEC-it të Vlorës.
“Janë termocentrale lundruese, nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës, se do të na garantojë pavarësi energjetike që do të prodhohet nga ato anije, e kufizuar, por edhe e misheluar”, shprehej ministrja Balluku në fillim të prillit, kur u dha lajmi për herë të parë.
Pritet që këto dy anije të prodhohet energji sa 15% e kërkesës së vendit tonë, ndërsa autoritetet kanë nënshkruar një kontratë dy vjeçare.