E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

FAKSIMILE/ Zbardhet strategjia e PS, do lërë Metën të “çmendet” (që pastaj ta shkarkojë)

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Rama e takoi Metën në Prishtinë, por duartrokitjet inkurajuese dhe prania e zotit Palmer, duket nuk bindën Edi Ramën. Pas kthimit nga Prishtina ai iu fut prapë fushatës dhe nga Lushnja lëshoi mesazhin e koduar: Parlamenti ka detyrë kushtetuese të shkarkojë presidentin kur ai çmendet.

Tashmë të enjten parlamenti do të nisë procedurën fillimisht mocion me debat për shkarkimin e Ilir Metës, para se procedura të shkojë drejt votimit e më pas vendimi të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Atje në detyrë do të gjejnë vetëm Vitore Tushën, e vetmja që ia hodhi Vettingut, por regjistrimi i dosjes mjafton vetëm me firmën e saj.

Siç ka njoftuar edhe realstory.al gjatë ditës së mërkurë, Gjykata Kushtetuese pritet të ngrihet maksimumi brenda korrikut. Kjo do të thotë se çështja e parë që do të diskutojë trupa e re, është vendimi i parlamentit për shkarkimin e Presidentit, një gjë e pandodhur më parë në 28 vjet pluralizëm, kur kemi pasur vetëm dy dorëheqje në 1992 Ramiz Alia dhe në 1997, Sali Berisha.

Por para gjithçkaje, socialistëve u duhet të gjejnë argumentet kushtetuese për shkarkimin e tij. Dhe këto argumente në fakt nuk kanë ndodhur akoma. Realstory.al ka mësuar se socialistët do ta lënë Presidentin të “çmendet” edhe pak, përpara se të votojnë shkarkimin e tij.

Në dy daljet e tij, Presidenti Meta i është referuar precedentit Moisiu. Në vitin 2007, Presidenti i kohës i mbylli për 24 orë krerët e partive politike në Presidencë. Vetëm në të gdhirë ata gjetën konsensus për procedurat e votimit dhe i propozuan presidentit Moisiu të nxjerrë një dekret të ri për datën e zgjedhjeve lokale. Burimet pranë kreut të shtetit thonë se ai do të përdorë këtë precedent si argument, pas konsultimit me partitë politike. Vetë Meta të martën kundërshtoi kritikat ndaj tij se kishte anuluar një datë dhe nuk kishte propozuar një tjetër dhe tha se do ta bënte këtë shpejt. Ai nisi konsultat me partitë e vogla të mërkurën dhe të enjten pritet të takojë drejtuesit e tre partive të mëdha: PS, PD dhe LSI. Pas këtyre takimeve nuk pritet te ketë konsensus nga socialistët, pasi ata janë fiksuar te 30 qershori. Por presidenti formalisht do të ketë bërë konsultat dhe pritet të propozojë një datë të re, që realstory.al ka mësuar se do të jetë në mes të shtatorit dhe tetorit 2019.

Por këtu qëndron problemi dhe këtu socialistët do bërtasin faull dhe do kenë argumentin kushtetues të mjaftueshëm se Presidenti është “çmendur” dhe do votojnë shkarkimin e tij. Siç tregojnë dhe faksimilet që po boton këtu realstory.al, Presidenti Moisiu nuk nxori dekretin e ri, direkt pasi atë ia propozuan partitë pas gjetjes së marrëveshjes në janar 2007. I njohur për skrupulozitetin e tij kushtetues, ai i kërkoi partive të bënin ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor, përpara se ai të nxirrte dekretin për datën e re të zgjedhjeve. Moisiu ishte i ndërgjegjshëm se nuk mund të dekretonte një datë të re, pa u ndryshuar afatet. Kështu parlamenti u mblodh me urgjencë në 14 janar 2007 dhe bëri ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pas nenit 181, u shtua neni 181/1 “Dispozitë afatesh të posaçme për zgjedhjet vendore 2007.

Lexo edhe :   "Unë kryeministër e ai president", Rama thumbon Bashën
Lexo edhe :   Gjenocidi i Srebrenicës, Rama: Të mësojmë nga leksionet

Sipas kërkesës së Moisiut, në nenin 7, pika 8 te Kodit Zgjedhor, përcaktoheshin afatet se kur presidenti nxirrte dekretin dhe njoftonte partitë. Data e rënë dakord, 17 shkurti, dilte jashtë këtyre afateve. Ndaj në nenin shtesë 181/1 thuhej: “Presidenti i Republikës, pavarësisht nga përcaktimet në nenin 7, pika 8 te Kodit Zgjedhor… ricakton datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, jo më vonë se dara 20 shkurt 2007.”

Vetëm pasi mori votën e dy të tretave të kuvendit për këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor, Presidenti Moisiu nxori dekretin në 14 janar 2007, siç shihet në faksimile, ku njëkohësisht shfuqizonte dekretin e dy dhjetorit 2006 dhe “në bazë të nenit 181/1 të Kodit Zgjedhor, vendosi zhvillimin e zgjedhjeve lokale ne datën 18 shkurt 2007.

Po çfarë presin socialistët? Ku do të gabojë Meta? Pikërisht në marrjen e një vendimi pa pyetur ata, Presidenti mund të dekretojë një datë zgjedhjesh, duke harruar se fillimisht duhet që Kuvendi të ndryshojë Kodin Zgjedhor për çështjet e afatit të të zgjedhurve, për afatin e mbajtjes së zgjedhjeve si dhe afatin e njoftimit te partive për dekretin e mbajtjes së zgjedhjeve.

Nëse sipas informacioneve, Meta dekreton një datë zgjedhjesh pas 11 gushtit 2019, të gjithë të zgjedhurit e mëparshëm lokalë janë të paligjshëm pas kësaj date. Nëse ata rrinë në zyra janë në shkelje të ligjit dhe rrezikojnë burgun. Por nëse ata ikin dhe lënë zyrat bosh, pushteti lokal do të kalojë në kaos. Gjithashtu, një dekret për zgjedhjet mes shtatorit dhe tetorit, pa ndryshim në Kodin Zgjedhor (precedenti Moisiu), do ta bënte presidentin të ishte në shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese, sepse në bazë të Kodit Zgjedhor, presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve së paku 9 muaj para mbajtjes së tyre.

Sigurisht të gjitha këto, nuk do të ndodhnin nëse kuvendi do të bënte ndryshimet në Kod Zgjedhor, siç kërkoi Presidenti Moisiu në 2007. Por atëherë partitë e rëna dakord, e bënë këtë brenda ditës. Presidenti dhe Kuvendi i sotëm janë në kurs përplasjeje dhe sigurisht nuk jemi edhe në kushtet e një marrëveshjeje politike. Në këtë rast precedenti Moisiu nuk vlen, por krijohet një precedent tjetër. Jo precedenti Meta, por precedenti i shkarkimit të kreut të shtetit.

Ndoshta nuk do jetë precedent shkarkimi për çmendje mendore. Por për “çmendje” kushtetuese. Një shkarkim që nëse do miratohet nga Gjykata e ringritur Kushtetuese, mund të përbënte edhe thelbin e një padie të mundshme pas shkarkimit të Metës, për shpërdorim detyre.

Sigurisht që Presidenti do ta vlerësojë këtë situatë me këshilltarët e tij. Sigurisht ai thotë se nuk ka frikë, por gjithsesi ndoshta gjithë ky presion i socialistëve, edhe nëse nuk e frikëson sa duhet për mosmarrjen e këtij vendimi, të paktën do ta shtynte atë drejt dorëheqjes, për të ikur së paku jo si erdhi: me ceremoni. Dhe jo ceremoni fanfare, por politikisht “funebër”. /Realstory.al

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...