E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Pse Shqipëria nuk festoi për Kosovën?!

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Nga: Ben Andoni

Është një përgjigje e thjeshtë që mund ta japë çdo qytetar i përkëtej kufirit. Neve ishim të zënë me kalkulimet e numrave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe me batërdisjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama apo me dëshmitë belge të kryetarit të Opozitës. Në çdo bisedë, në çdo medium, në çdo aspekt të përditshmërisë kudo flitet e njëjta gjë: Si do të zgjidhim krizën? Kush e ka realisht fajin?

E sa për përvjetorin e Kosovës, ka kohë. Vjen 25 vjetori, pastaj 30 vjetori e me radhë. Paçka se ne sërish do kemi kriza, mbase pak më të sofistikuara por gjithsesi kriza. Një të tillë, madje, gati ulëritëse patëm në Shqipëri 20 vite më parë, në momentin kur kosovarët prisnin të dëboheshin, sepse politika jonë nuk i kishte sytë në ballë për katrahurën që po ndodhte. Paradoksi? Mu ata janë sërish në krye të vendit dhe bëjnë fatet e vendit tonë.

Shqipëria nuk festoi për Kosovën dhe për një arsye tjetër. Prej kohësh, të dy vendet tona e shohin veten si fqinje por aspak vende simotra, sivëllezër apo çkado. Në korrik thuhet se në rast se nuk zgjidhen disa probleme me shkëmbimin e mallrave, shteti i vogël shqiptar do të aplikoj taksa edhe për ne. E nuk mjafton këtu: dy vendet tona janë tashmë arenë ku zyrtarët respektivë përplasen me idetë patriotike dhe me garën për të treguar se cili e do më shumë shqiptarinë, këtë sport të kinseve të shumta.

Lexo edhe :   “Sot në orën 13:00”/ Rama del me njoftimin e rëndësishëm

Kosova nuk u bë dot për 20 vjet si Zvicra, Suedia dhe Gjermania, sepse realisht nuk mund të bëhet por mësoi nga vendi Amë sesi ta zhvaste vendin në të gjitha nivelet, sesi të rehatonte militantët dhe si të ngrinte epope luftërash që nuk kishin ndodhur. Britma dje e atij familjarit të dëshmorit të UÇK-së, para varrit së të atit rrëfente më mirë zhgënjimin, por edhe mos realizimin e ëndrrave të heronjve.

Lexo edhe :   "Unë kryeministër e ai president", Rama thumbon Bashën

Si dy pika uji ndodhi me Shqipërinë. Në gati 30 vjet Demokraci treguam sesi ta zhvatim vendin, duke përdorur terminologji të sofistikuar dhe kinse Tregun e Lirë. Por, nga ana tjetër mësuam sesi të ishim edhe të pandjeshëm, së pari me datat tona të ndjera.

Këtë e ndjen në harresën e përkujtimit të shumë idealistëve të gjithë kohërave, por këtë e ndjen dhe në ftohtësinë e frikshme me të cilën përcollëm Kosovën. Që nga protokolli ku zyrtarët tanë rrinin larg njëri-tjetrit si të ishin krejt të huaj, por edhe nga ajo që në Shqipëri nuk pati fare kohë për këtë datë kaq të madhe për Kosovën.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...