Kronikë

Vrasja që tronditi Laçin/ Kush është i riu që u qëllua për parkimin, policia shpall në kërkim autorin

               Publikuar në : 08:38 - 13/06/19 M. S

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Laçit. Një i ri u qëllua për vdekje me armë zjarri në afërsi të stadiumit. Sipas policisë, i pajetë mbeti 24-vjeçari Viktor Shkorreti, pas një sherri për vendin e parkimit.

Policia tashmë ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Detajet nga policia

Kurbin

Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT