Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ethet e detit shqiptaro-grek dhe 12 milje në mes

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga: Skënder Minxhozi

Nuk është e thënë që në Shqipëri të triumfojë qoftë edhe një herë të vetme sensi i përgjegjësisë dhe vetëpërmbajtja. As kur bëhet fjalë për çështje të mëdha të interesit kombëtar, siç është debati tashmë dhjetëvjeçar për ndarjen e detit territorial me Greqinë. Në tetor, qeveria shqiptare, në dakordësi me palën greke, morën vendimin më të arsyeshëm që mund të gjendet për këtë temë, e cila ka provokuar një dekadë sherre, akuza, teori konspiracioni dhe vendime gjykatash.

Kurse dje pala greke shpalli zgjerimin me 12 milje të detit të saj territorial, duke zgjuar edhe një herë në Tiranë fantazmat folklorike të një tradhtie, që askush nuk di ta thotë se ku konsiston konkretisht.

Dy muaj më parë, Tirana dhe Athina ranë dakord t’i adresohen Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për mosmarrëveshjen në lidhje me kufirin detar. Ishte i vetmi fund logjik i një varavingoje dhjetëvjeçare. Një mosmarrëveshje, për të cilën ishin provuar një herë negociatat dypalëshe, madje ishte firmosur edhe një projekt konkret në prill 2009, por që më pas u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha dhe Karamanlis kërkuan të testojnë 11 vjet më parë korsinë e një marrëveshje dypalëshe, pa dëshmitarë dhe pa oponencë. Ka qenë një rrethanë e dyshimtë dhe skualifikuese, e cila e ka shtyrë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë të formulojë akuzat më të rënda të imagjinueshme, ndaj një qeverie shqiptare, në lidhje me ruajtjen e tërësisë territoriale dhe mbrojtjen e interesave kombëtare e shtetërore të vendit. Sa për kujtesë, Gjykata Kushtetuese vërente se marrëveshja kishte defekte të rënda në:

1- Mos pajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;

2- Mangësitë serioze në përmbajtjen e saj

3- Moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm

4- Mosmarrjen parasysh, të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.

11 vjet më vonë ky incident me pasoja potencialisht të pakthyeshme është lënë fatmirësisht pas shpine. Bregdeti shqiptar i Jonit shpëtoi nga kafshimi i disa qindra kilometrave katrorë (225 km, sipas ekspertëve), Berisha nuk do të anatemohet përjetësisht si dikur Ahmet Zogu me Shën-Naumin, kurse qeverisësit aktualë kishin mundësinë të nxirrnin mësime nga gabimet e paraardhësve të tyre.

Mund të thuhet se ka ndodhur pikërisht kjo! Pra, procesi është kryer me respektimin kushtetues të rolit të Presidentit (plotfuqishmëria e delegacionit), negociatat kanë zgjatur tashmë prej vitesh mes katër qeverive të dy vendeve (dy shqiptare dhe dy greke), e çfarë është më e rëndësishmja, kësaj rradhe nuk do të ketë më një ujdi “mes vetes”. Kjo është rrethana më e rëndësishme, premisa më pozitive që ndarja e detit territorial mes Shqipërisë dhe Greqisë të konsiderohet marrëveshje, e jo tradhëti kombëtare në jetë të jetëve! Do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, e jo dy qeveritë respektive, që do të vendosin për detin shqiptaro-grek!

Në këtë mjedis plot paragjykime, shpallja e zgjerimit me 12 milje detare nga Greqia për detin e saj territorial, vjen e ngatërrohet pa të drejtë me çështjen e bisedimeve me Shqipërinë. Athina ka një problem therës me Ankaranë për detin. Nebuloza e stërmadhe e ishujve të Egjeut është një lëmsh që s’ka qeveri e as gjykatë që ta zgjidhë. 12 miljet detare i adresohen më së shumti kësaj krize, ndërkohë që në rastin shqiptaro-grek është marrë vendimi më i arsyeshëm i mundshëm, për të akzitivizuar Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për detin territorial mes dy vendeve.

Shumëkush mund ta paragjykojë qysh tani atë që do vendoset në Hagë. Është në natyrën tonë si popull ta bëjmë këtë. Por një gjë është e sigurtë, ende pa folur Gjykata Ndërkombëtare: do të kishte qenë njëmijë herë më e dyshimtë dhe e paragjykuar një vendimmarrje pas dyersh të mbyllura mes dy vendeve, pa palë të tretë e pa arbitër në mes. Sidomos pas një precedenti tejet negativ si ai i vitit 2009, kur një praktikë e tillë për pak provokoi një hap të pakthyeshëm, të cilin do të ishim duke e anatemuar edhe sot e kësaj dite. Ethet e detit shqiptaro-grek duhet më në fund t’i nënshtrohen një verdikti të paanshëm. Aq sa mund të ketë paanësi në botën e sotme të dominuar nga logjika e më të fortit.

Tags: AthineÇështja e detitGjykata NderkombetareHagëskender Minxhozitirane

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Dokumenti/Shpat Kasapi kapet me lëndë narkotike

Dokumenti/Shpat Kasapi kapet me lëndë narkotike

Si bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ujqërit dhe korbat për sigurimin e ushqimit

Si bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ujqërit dhe korbat për sigurimin e ushqimit

Kreu i OBSH shuan shpresat: Vaksina nuk do t’i jap fund pandemisë

Kreu i OBSH shuan shpresat: Vaksina nuk do t’i jap fund pandemisë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com