E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Si bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ujqërit dhe korbat për sigurimin e ushqimit

Një shprehje thotë “të kundërtat tërheqin”. Dhe nuk janë vetëm njerëzit që i zhvillojnë këto lloj marrëdhëniesh me njëri-tjetrin, në miqësi, lidhje intime, etj, por edhe speciet e tjera.

Bashkë-evolucioni njerëzor me qentë, është një nga lidhjet më speciale dhe të thella midis 2 specieve të ndryshme në planet, pasi ka qenë në zhvillim për rreth 32.000 vjet.

Por anëtarët e familjes së qenve, të cilët përfshijnë ujqërit, hienat, kojotat, dhelpra, etj, nuk kanë zhvilluar marrëdhënie vetëm me njerëzit. Si një nga speciet sociale, më të përgjegjshme, dhe më të shpejtë për të mësuar, qentë kanë zhvilluar një raport shumë kompleks me kafshët e tjera.

Për shembull me korbat, që mund të jenë ndër kafshët më inteligjente bashkë me shimpanzetë dhe delfinët. Korbat janë parë duke zhvendosur ujë për të rikuperuar ushqime lundruese, të hedhin arra në shtegun e makinave, në mënyrë që ato të çahen nga gomat e makinave, apo të shtyjnë me sukses kënaqësinë e momentit, për të fituar më shumë në të ardhmen.

Është kjo zgjuarsi, qëkur kombinohet me shoqërinë e një qeni – veçanërisht të një ujku -ajo dikton një marrëdhënie kaq të afërt mes tyre, sa që përshkruhet jo vetëm si ndërvarësi, por edhe si një marrëdhënie simbiotike.

Rrënja e marrëdhënies ujk-korb, buron nga e njëjta lidhje që ndahet midis të gjithë grabitqarëve dhe pastruesve. Grabitqarët e kapin prenë, ngopen me mishin e saj, ua kalojnë pjesën e mbetur anëtarëve më pak mbizotërues të grupit, dhe kur të gjithë kanë mbaruar, vijnë pastruesit që marrin pjesën e tyre nga ajo çfarë ka mbetur.

Zogjtë si shkaba dhe shqiponja, janë veçanërisht shumë të aftë në këtë proçes, pasi ata mund të përfshihen dhe të dalin sërish nga një situatë. Ato e vëzhgojnë kufomën nga larg, presin që grabitqari të largohet, zhyten për të marrë një pjesë të mishit dhe fluturojnë me shpejtësi nëse ndihen të kërcënuar.

Por edhe korbat, janë shumë të aftë në procesin e pastrimit. Por, ndryshe nga disa pastrues të tjerë, ata nuk presin shumë për të marrë pjesën e tyre. Ata qëndrojnë pezull në ajër, më pas ulen, ngacmojnë grabitqarin, këpusin pak mish, dhe më pas fluturojnë pa u dëmtuar. Për të shmangur këtë marifet, ujqërit e kanë bërë zakon të “ulen”mbi ushqimin e tyre, në mënyrë që të shmangin vjedhjen e tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë,pasi si korbat, po ashtu edhe ujqërit, janë kafshë sociale.

Ata mblidhen në masë rreth një kufome dhe e frikësojnë grabitqarin që e ka vrarë prenë, madje edhe ujqërit. Në fakt, është sugjeruar se arsyeja kryesore pse ujqërit gjuajnë në tufa është që të shmangin vjedhjen e tërë ushqimit të tyre nga korbat, pasi një ujk i vetëm mund t`a rrëzojë vetë edhe një dre brilopatë.

Jeta e përditshme e ujqërve dhe korbave është aq e lidhur ngushtë, sa korbat shpesh quhen “zogj ujku”. Thënë këtë, marrëdhënia midis ujkut dhe korbit nuk përcaktohet nga një luftë antagoniste për mish. Në realitet, raporti midis tyre është reciprokisht i dobishëm deri në atë pikë sa të jenë aleatë, madje edhe miq.

Korbat janë tepër vigjilentë dhe veprojnë si roje për ujqërit, që këta të fundit të mbrohen nga kërcënimet që vijnë. Madje, korbat paralajmërojnë ujqërit për prenë që ndodhet afër, ndërsa këta të fundit reagojnë ndaj sinjalizimeve vokale të korbave.

Madje, ujqit shihen shpesh të ndjekin korbat gjatë fluturimit të tyre. Ujqërit dhe korbat përfshihen gjithashtu në një lojë mes tyre edhe kur nuk kërkojnë dhe bashkëpunojnë për ushqimin. Korbat zbresin me shpejtësi në tokë dhe tërheqin nga bishti ujqërit, ndërsa këta të fundit mundohet t`i ndjekin.

Ka dëshmi se korbat dhe ujqërit zhvillojnë edhe marrëdhënie individuale. Pjesa më e madhe e këtij ndërveprimi ka të ngjarë të burojë nga kombinimi unik i shoqërizimit dhe inteligjencës së madhe që e karakterizon secilin nga këto specie.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/299709/the-unexpected-relationship-between-wolves-and-ravens/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...