E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Patozi prezanton emrin e ri që i bashkohet partisë së tij

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar emrin e ri që i bashkohet partisë së tij. Ai është Juel Velo, i cili i bashkohet projektit të Bindjes Demokratike, për një ndryshim të fortë politik në Shqipëri.

“Me Juel Velon, informaticienin e ri, që i bashkohet projektit tonë për një ndryshim të fortë politik në Shqipëri”, shkruan Patozi, bashkëngjitur fotos në fjalë.

Në një intervistë të dhënë më herët, Patozi është shprehur se Bindja Demokratike po punon për të qenë forcë përcaktuese qeverisëse.

“Se sa mandate do të fitojë Bindja Demokratike nuk di ta them, sepse nuk e kam mbajtur veten as për profet dhe as për fallxhor, di të them vetëm që po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të pasur një rezultat sa më dinjitoz në këto zgjedhje, dhe ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...