E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Kreu i OBSH shuan shpresat: Vaksina nuk do t’i jap fund pandemisë

‘Një vaksinë nuk do t’i japë fund pandemisë’. Është ky paralajmërimi që ka dhënë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, një vaksinë nuk do të ndalonte në vetvete pandeminë e koronavirusit, duke marrë parasysh shifrat rekord me pacientë të infektuar.

“Një vaksinë do të plotësojë mjetet e tjera që kemi, jo t’i zëvendësojë ato”, tha kreu i OBSH-së. “Një vaksinë më vete nuk do t’i japë fund pandemisë”, shtoi më tej ai.

Ai informoi se vaksinën do e merrnin fillimisht “punëtorët shëndetësorë, njerëzit e moshuar dhe popullata në rrezik duke u dhënë përparësi. Kjo shpresojmë që të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të përballin fluksin”.

Por ai paralajmëroi; “Kjo do ti lërë virusit me shumë hapësirë ​​për të lëvizur. Mbikëqyrja do të duhet të vazhdojë, njerëzit do të duhet ende të testohen, izolohen dhe të kujdesen, kontaktet do të duhet ende të gjurmohen … dhe individët akoma do të duhet të kujdesen”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   “Në 50 vite s’kisha qëndruar aq shumë me gruan“/Kapexhiu tregon kur u infektua

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...