Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Erion Veliaj të largohet”/ Budina: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Erion Veliaj të largohet”/ Budina: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë

U mbyll pak minuta më parë protesta e qytetarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori i njohur, Edmond Budina theksoi se protesta do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë, duke njoftuar edhe datën e protestës së radhës.

Gjatë fjalës së tij, Budina i kërkoi presidentit Meta që të shpërndajë Parlamentin. Gjithashtu ai kërkoi edhe largimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të cilin e bën fajtorin kryesor për shembjen e godinës.

Protesta e radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.

“Shqipëria nuk e ul kokën nuk e duron dot çfarë do lloj diktature. Ne jemi këtu për të siguruar që në Shqipëri nuk vendoset më kurrë diktaturë. E kuptoni se si punojnë me simbolikat për të na ulur kokën. Ne kemi 2 vjet e 7 muaj për të mbrojtur Teatrin dhe Kulturën tonë.

Ata deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar, ata po bëjnë varrin e tyre politike. Varri i tyre politik do të jetë këtu. Një nga personalitetet më të mëdha të arkitekturës italiane është shprehur që shembja e Teatrit Kombëtar është një gjest i poshtër, arrogant i bërë nga njerëz të paskrupullt, nga një grup mafioz. Ata nuk mund ta shembin kulturën.

Unë dua të thekson diçka; këtu me ne janë të gjithë qytetarët që e duan Shqipërinë dhe kulturën e tyre. Ata duan të na përçajnë. Çdo politikan  qofshin edhe socialistë që duan vendin e tyre janë të mirëpritur.

Ne duhet të bëjmë mosbindje civile kudo, të gjithë bashkë, kudo që jemi. Është histori shpirtrash njerëzor. I keni parë ato pishat në oborrin e teatrit kombëtar. Nuk i kanë shembur, por do t’i presin. Ato duhet të shpallen monument kulture. Atje janë shpirtrat e aktorëve të mëdhenj shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen në këto kauza njerëzore. Ne duam shpirt, jo kriminelë, jo banditë. Ne e duam njëri-tjetrin. Duhet të jemi gjithmonë të bashkuar.

Presidenti duhet të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit. Ne jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund me rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Kërkojmë largimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë. Krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Ata duhet të ikin. Me ndihmën e Evropës dhe qytetarëve të Shqipërisë do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar”, tha ai.

Tags: edmond budinaErion Veliajilir metaprotesta

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Protesta për Teatrin, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Protesta për Teatrin, çfarë shkruan "Zëri i Amerikës”

Basha: Shembja nuk është fundi i Teatrit, por i tiranisë së qeverisë Rama

Basha: Shembja nuk është fundi i Teatrit, por i tiranisë së qeverisë Rama

EMRI/ Hodhi lëndë plasëse në protestë, policia ndalon autorin

EMRI/ Hodhi lëndë plasëse në protestë, policia ndalon autorin







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com