E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Ekzekutimi i 36-vjeçarit/ Nga dasma deri te lidhjet e tij me nëntokën suedeze

Mediat britanike ka dhëne më shumë detaje mbi jetën e Flamur Beqirit, 36-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua dy ditë më parë në Londër.

Flamur Beqiri i njohur ndryshe me emrin “Alex” ishte me origjinë nga Ferizaj, dhe punonte prej vitesh si producent në Britani. Ai ishte vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri, e cila njihet edhe për pjesëmarrjen në disa shfaqje televizive në Angli.

36-vjeçari humbi jetën në vigjilje të Krishtlindjes dy ditë më parë pranë banesës së tij luksoze, në sy të djalit të vogël dhe gruas së tij. Sipas mediave britanike, shqiptari bënte jetë luksi dhe dyshohet se kishte lidhje me njerëz të nëntokës në Suedi.

Flamuri, i cili jetonte në një vilë që kushtonte 1.5 milionë euro, u ekzekutua me një breshëri automatike të derdhur ndaj tij. I dyshuari iku me vrap nëpër rrugët e Londrës. Një fqinj i tij i cili ishte edhe mjek tentoi ta ndihmonte por ai ndërroi jetë në vend nga plagët e shumta.

Ndërkohë mediat suedeze raportojnë se vrasja e shqiptarit ishte “e lidhur me rrjetet kriminale” në vend. Sipas tyre, Flamuri kishte pasur lidhje të ngushta me figura kryesore të Malmos dhe emri i tij ishte i lidhur me kontrabandim të kanabisit, 12 vjet më parë.

Ato shtojnë se njerëzit më të afërt të Flamurit ishin njerëz që merreshin me kontrabandë ose trafik droge, në një organizim të lidhjeve të mirëfillta kriminale.

Flamuri, i cili u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, u njoh me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe pati një martesë luksoze në Tetor 2018 në Lake Como. Dasma e tij u bë lajm në mediat shqiptare, për shkak se në të ishin të ftuar njerëz të famshëm.

Lexo edhe :   Merkato/ Ja lajmet më të fundit nga klubet angleze...
Lexo edhe :   Merkato/ Ja lajmet më të fundit nga klubet angleze...

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...