Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“E takova 10 minuta para shpërthimit”, zbardhet dëshmia e kushëririt të Preng Gjinit që i bënë atentat

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E takova 10 minuta para shpërthimit”, zbardhet dëshmia e kushëririt të Preng Gjinit që i bënë atentat

Grupi hetimor ka dyshime të forta se atentati me minë të telekomanduar që ndodhi në mes të Tiranës, ka ndodhur për shkaqe hakmarrje. Autorët kishin për synim që të eleminonin 50-vjeçarin Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Mbrëmjen e së martës, në kryeqytet u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Një makinë tip “Mercedez Benz” ishte hedhur në erë nga një minë e telekomanduar, duke u dëmtuar në pjesën e përparme.

Lidhur me këtë ngjarje, ka dëshmuar në polici Fatjon D., djali i hallës së Preng Gjinit. Ai është pronari i makinës ku ishte vendosur bomba që shpërtheu nga komandimi në distancë e njëkohësisht dhe personi i fundit që ka takuar të plagosurin, 10 minuta para ngjarjes.

Fatjon D., i cili punon si agjent marketingu i një kompanie që tregton libra dhe artikuj kancelarie, ka treguar se paraditen e së hënës ka qenë në Lushnjë, ku ka dërguar disa produkte që ishin porositur dhe është kthyer sërish në Tiranë, shkruan “Panorama”.

Ai ka deklaruar se pasdite ka komunikuar me kushëririn e tij, Preng Gjini, me të cilin e kanë lënë të takohen pranë një universiteti privat, që ndodhet jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Gjini i ka kërkuar atij makinën (mjetin që ishte vendosur bomba) dhe pasi ka pirë kafe me të, ka lënë makinën e tij, një “Mercedez Benz ML” dhe ka hipur në makinën e kushëririt, e cila shpërtheu 10 minuta më pas.

Siç ka deklaruar Fatjon D. për grupin hetimor, Gjini ishte kthyer nga Italia për përvjetorin e të vëllait, Armando Gjini, që u vra gushtin e kaluar. Dhe gjatë kësaj kohe që ka qëndruar këtu, lëvizte me mjetet e të afërmve, kryesisht si pasagjer. Kjo shpjegon edhe faktin pse sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në krahun e pasagjerit.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

“Shënjestra” e atentatit ishte kthyer në Shqipëri për 1-vjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini, i cili u qëllua për vdekje në gusht të vitit të kaluar. Por nderimet për të vëllain për pak sa i kushtuan jetën 50-vjeçarit, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha në trup nga shpërthimi i 300 gramë C4.

 

Tags: atentatshperthimtiranetritol

TË LIDHURA

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan
Politikë

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë
Politikë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
Next Post
U dënua me 4 vite burg/ Fran Frrokaj: Më arrestuan pa më pyetur

U dënua me 4 vite burg/ Fran Frrokaj: Më arrestuan pa më pyetur

Rama i dërgon Metës dekretin për ministren e re të Arsimit

Rama i dërgon Metës dekretin për ministren e re të Arsimit

Votuesit dhe mosvotuesit ndër vite

Votuesit dhe mosvotuesit ndër vite







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan
Politikë

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

by mirseda
22:15 | 15/12/2025
0

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, do të zhvillojë të martën pasdite, takim me simpatizantë dhe...

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com