E enjte, 17 Shtator, 2020
35 C
Tirana

U dënua me 4 vite burg/ Fran Frrokaj: Më arrestuan pa më pyetur

Më të lexuarat

VIDEO/ Shpërthimi në qendër të Tiranës, dyshohet për viktima

Publikohen pamje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në kryeqytet, ku një makine iu vendos tritol. Bëhet me dije se ngjarja...

Publikohet bilanci/ Si paraqitet situata nga pandemia në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me COVID-19 e kanë...

Ekzekutim si nëpër filma/ Autorët në Elbasan ishin të veshur me uniformë policie

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Paraprakisht bëhet me dije se kanë qenë tre...

Dy letra të rralla/ Publikohet për herë të parë letërkëmbimi mes kreut të sapozgjedhur të Regjencës Mehdi Frashëri dhe Myslim Pezës

Nga: Marenglen KASMI Sot mbushen 78 vjet nga mbajtja e Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Konferenca u mbajt në katundin Pezë, sikurse mori...

Mina me telekomandë në qendër të Tiranës/Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt

Shënjestra e atentatit të ndodhur dje në Tiranë, Preng Gjini, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku...

‘Peshku i parë i madh në rrjetën e drejtësisë’, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg. Frrokaj u dënua për veprën penale të "tjetërsimit të pronave" në zonën...

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohet një nga krerët e kokainës në Shqipëri, burri i Suada Sherifit

Falë një operacioni ndërkombëtar anti-drogë, është vënë në pranga shtetasi Eldi Dizdari. Ai është arrestuar për llogari të Interpol Tiranës, i përfshirë edhe në...

Detaje të forta nga vrasja në Elbasan/ Vëllai iu ekzekutua mëngjesin e sotëm. Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit

Një 50-vjeçar u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Viktima është identifikuar si Bujar Çela, vëllai i...

Shkencëtarët: Ja kur Covid-19 do të bëhet një virus i zakonshëm sezonal

Falë bllokimit të hundëve, kollitjeve dhe ftohjeve të vazhdueshme që shoqërojnë muajt më të ftohtë të vitit, ne të gjithë jemi shumë të njohur...

Norvegjezi që ekzekutoi 77 persona paraqet kërkesë për falje të dënimit

Norvegjezi, Anders Breivik, i cili akuzohet për vrasjen e 77 personave, do të aplikojë për falje të dënimit. “Me kërkesën e tij, unë kam dërguar...

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është dënuar me 4 vite burg për “Shpërdorim detyre” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Lidhur me këtë vendim, Frrokaj është shprehur se është i pafajshëm dhe çëshjen do e dërgojë në Gjykatën e Apelit.

“Akoma nuk e kam gjetur se çfarë kam bërë. Unë nuk kam dashur ta mbajë me politikë këtë situatë. Por këtë situatë e kanë zgjatur sepse kanë dashur ta pjekin mirë. Nuk e konsideroj veten fajtor”, ka thënë ai për “Abc News”.

“Unë jam arrestuar pa u pyetur, as edhe njëherë as në cilësinë e të pandehurit, as në cilësinë e dëshmitarit. Kam thënë unë dua të më thonë se çfarë kam bërë.

Unë dua të di se çfarë kam bërë. Asnjë nga ato dokumente nuk është aprovuar nga Bashkia. Për rrjedhojë, çfarë lidhje ka. Hipoteka mund të mos e regjistrojë. Është procedurë e zakonshme.

Nuk kam asnjë lidhje me personat në fjalë. Aty ishte një skemë përpara votimit në pushtetin vendor. Tani meqë zgjati dy vite dhe askush nuk më ka thënë se çfarë kam bërë gabim.

Aty kam paraqitur vetëm pamjet dhe thonë pse e ka dërguar Bashkia për regjistrim. Siç është procedura e zakonshme. Edhe ligji thoshte që brenda 30 ditëve duhet të dërgohet për regjistrim.

Hipoteka duhet të ishte kërkuar. Unë kam thënë se do paguani taksën për 10 vitet e fundit. Asnjë dokument nuk është firmosur nga Fran Frrokaj përveç asaj që është brenda ligjit.

Jam në Lezhë me makinën e mikut, dhe po marr kontakt me avokatin se po shkoj ta takoj në Lezhë. Unë do bëj ankimimin në Apel. Deri në pafajësinë time ose në vërtetimin publikisht të fajësisë time.

Unë thjesht kam pyetur për procedurat. Të gjithë kryetarët e Bashkive bëjnë këtë gjë sepse nuk bën kryetari verifikim, bëjnë strukturat. Ata nuk më lidhin fare mua pronarët me tapitë”, tha Frrokaj.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Vendimi i gjykatës

  1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
    2. Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
    3. Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
    4. Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
    5. Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
    Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtëpi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj.
    6. Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të  dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
    7. Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
    8. Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
    9. Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
    10. Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
    11. Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
    12. Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
    13. Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
    14. Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
    15. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij;
    16. Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh;
    17. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
    18. Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse;
    19. Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht;
    20. Kundër këtij vendimi palët kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palët në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni.
Lexo edhe :   ‘Peshku i parë i madh në rrjetën e drejtësisë’, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama i dërgon Metës dekretin për ministren e re të Arsimit

Kryeministri Rama i ka dërguar presidentit Meta, dekretin për ministren e re të Arsimit, Evis Kushi. Personi që mori në duar çelësat e Ministrisë së...

U dënua me 4 vite burg/ Fran Frrokaj: Më arrestuan pa më pyetur

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është dënuar me 4 vite burg për “Shpërdorim detyre” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

“E takova 10 minuta para shpërthimit”, zbardhet dëshmia e kushëririt të Preng Gjinit që i bënë atentat

Grupi hetimor ka dyshime të forta se atentati me minë të telekomanduar që ndodhi në mes të Tiranës, ka ndodhur për shkaqe hakmarrje. Autorët...

Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin Kosovën

Pas mbledhjes së rregullt të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, një anëtar i këtij institucioni shtetëror, Zhelko Komshiq, ka...

“Më hodhën gabimisht rrogën e Eni Çobanit në llogarinë time”, Eni Shehu tregon çfarë ndodhi

Moderatori Eni Shehu ka treguar një incident të vogël, ku në punë i është hedhur gabimisht në llogarinë e tij paga e juristes Eni...