Mbrëmjen e sotme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërcënuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj. Po kështu ka hedhur akuza të forta ndaj Këshillit Bashkiak të Tiranës, për vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një lidhje direkte me Eni Vasilin, Kryemadhi tha se nëse një pikë gjak derdhej në sheshin e Teatrit, do të ishte “kokë më kokë” me Ramën dhe Veliajn.
“E kam lënë amanet. Një pikë gjaku u derdh në atë shesh, do jetë kokë më kokë. Kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
S’ka nevojë as për 100 njerëz, as për 400. Por e thash një pikë gjaku po u derdh në atë shesh, do jetë kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn”, tha kryetarja e LSI-së.