Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“E di që më doni në burg”, Rama flet për vettingun ndaj politikanëve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Deri në fund të vitit”, Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga foltorja e Kuvendit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar se nuk do t’i shpëtojnë burgut.

Ai tha se te gjithë ata që nuk e kanë kaluar vettingun do të thirren sërish për të dhënë llogari për pasurinë e tyre. Kreu i qeverisë deklaroi se nëse nuk justifikohet atëherë atyre jo vetëm që do i konfiskohet pasuria por edhe do përfundojnë në burg.

Lidhur me akuzat se pse vettingu nuk ka nisur te politikanët, Rama u shpreh se kjo nuk është kompetencë e qeverisë por e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

“Kjo është betejë që nuk ka kufij politikë. Nuk ka rëndësi fare kush po e bën këtë betejë, kush do t’i marrë meritat, por ka rëndësi për çdo familje, për çdo emigrant, që iu merret prona sy për sy, dhe kush ua merr, ua marrin këta. Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar në Durrës, me mijëra e mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, por kur futesh nëpër labirinthe sheh lloj lloj rrumash, që janë bërë pronarë me hektarë. Po marrim një risk reale, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është ende fraxhil, por ama kemi arsye të besojmë se këtë betejë do ta fitojmë, pasi kemi SPAK. SPAK ka lindur për këtë, SPAK është aty që të bëjë këtë.

Ne kemi kaluar një ligj, që i jep policisë në dorë dy gjëra të rëndësishme, së pari të veprojë me një listë të mbyllur, që do të thotë se subjektet e kësaj liste janë njerëzit e dënuar për një numër veprash, që janë veprat më të rënda, të cilëve nuk ju hapet një hetim penal sot, por iu bëhet një verifikim i pasurisë, që nuk iu është bërë kurrë; e dyta nuk është policia, apo prokuroria, por janë këta që duhet të provojnë se kjo pasuri nuk buron nga krimi. Ke vrarë, ke trafikuar njerëz, vajza, drogë, armë, ke bërë dënimin apo je duke bërë dënimin, duhet të na thuash si i ke vënë këto pasuri, a të takojnë apo jo. Ti je i lirë, je dënuar, e ke kryer dënimin, por ti do të gëzosh ato që të takojnë, jo ato që s’të takojnë.

Ka një tjetër zhurmë të madhe nga ata që e kundërshtojnë paketën, nga media e analistë që paguhen nga krimi i organizuar për t’iu bërë avokatin, dhe thonë ‘pse nuk e filloni nga vetja, nga Surreli’. E di që më doni në burg, por nuk mund të hetoj unë pasurinë time, pra nuk jemi ne që e bëjmë këtë. Inspektorati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasurinë tonë. Nuk është policia që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo të gjykatësve. Nuk është qeveria, larg qoftë, që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo gjykatësve, se nuk jemi në vitin 1945.

Këto janë çështje të institucioneve të drejtësisë së pavarur, që ne po ndërtojmë. Vettingu nuk është gjykatë që të çon në burg, është një proces që vendos që je në rregull, i ke duart e pastra për të marrë atë çekiçin dhe për t’i rënë çangës, apo i ke duart pis dhe del nga sistemi. Dhe pastaj ata njerëz me duart të pastra do t’i thërrasin këta me duart të pista dhe do u thonë se ‘ka ardhur dita të provoni se pasuritë i ke bërë me djersën e ballit, ndryshe jo vetëm që nuk të takojnë, por nuk je më për të fjetur në shtëpi, por do shkosh të flesh me shokët, me ata që ke bërë pasuritë”, tha ai.

 

 

Tags: anti-KÇKedi ramagjyqtaretkorruptimparalajmeronProkurorëtvetting

TË LIDHURA

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Next Post
Kontrolle intensive nga policia në Fier e Berat, në shënjestër makinat luksoze

Policia “blindon” Fierin/ Pranga katër të rinjve, arsyeja (VIDEO)

Nxiti lëvizjen anti-Brexit, kush është grupi misterioz Bilderberg

Nxiti lëvizjen anti-Brexit, kush është grupi misterioz Bilderberg

Rama nxehet keq në Kuvend. Shigjeton Bazen, Markun e Zhejin

Rama: S’ka më "macja me miun", prisni edhe 3 ditë për gjyqtarët "KÇK"







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

by mirseda
11:16 | 06/12/2025
0

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com