E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

“Dy javë armëpushim, boll më”, Paloka tregon vendimin e djeshëm të PD-së

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar ditën e sotme se “armëpushimi” me qeverinë ka përfunduar. Sipas tij, dy javë më herët në nderim të situatës, Pd-ja i ndaloi sulmet politike. Ndërsa mbrëmë, pas shumë situatave të vështirë, duke pasur parasysh mënyrën sesi qeveria po menaxhon situatën pas tërmetit, PD-ja ka marrë vendimin që t’i rikthehet denoncimeve për gjithçka ka ndodhur pas tërmetit.

“Në radhë të parë ne do denoncojmë një nga një gjithçka ka ndodhur. Gjithçka që ka sjellë viktima dhe situatën ku jemi sot. Basha i ka bërë propozimet, dy prej tyre i ka realizuar Rama. Në fillim u tall, por pastaj i nxori në terren ato 500 inxhinierë”, tha Paloka. Këto deklarata Paloka i bëri i ftuar në rubrikën “Opinion” të News 24.

 

Intervista e plotë:

Si kanë qenë këto ditë për ju?

Si për të gjithë shqiptarët e tjerë, sidomos për ata që përjetuan terrorin e këtyre ditëve të tërmetit. Kanë kaluar ditët më të vështira dhe shpresoj që edhe njerëzit të fillojnë nga pak t’i kthehen jetës normale, sepse paniku vijon të jetë.

Debatet në Komisionin e Medias për paketën anti-shpifje …

Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë si opozitë. Absolutisht jam dakord me të gjithë ç’kanë thënë Mark Marku dhe gazetarët në komision, madje mund të thonë dhe më tepër. Po bëhet një ligj që t’i japë nën kontroll total kryeministrit mediat. Po rikthehemi në të njëjtat situata, kur shqiptarët edhe të drejtën e të menduarit e kishin të kufizuar, jo më të drejtën e fjalës. Është diçka që pritet nga Rama. Nëse ai do të lejohet, do të ecë me shpejtësi drejt diktaturës. Për fat të keq, Rama i “përdor” ndërkombëtarët deri në momentin kur i duhen, kur ata i dalin kundër, nuk do t’ia dijë për ta. Shembulli është ky ligj, ku të gjithë kanë dalë kundër. Edhe OSBE për të disatën herë thotë “stop, ndal, këtu nuk mund të kalosh”. Ka dhe shumë reagime të tjera të organizatave ndërkombëtare të mediave që i kanë thënë “stop”, por nuk do t’ia dijë, siç po bën dhe me gjëra të tjera. Sot jemi në këtë situatë edhe për shkak të tërmetit, por i vetmi që nuk ndalon është Rama, kryespekulant.

Dje ka pasur mbledhje të aleatëve, të grupeve të punës në zonat e tërmetit, të grupit parlamentar të Kryesisë në selinë blu, çfarë është thënë në këto mbledhje?

Mbledhja me aleatët bëhet thuajse rregullisht. Dje është diskutuar për situatën ku jemi, tërmetin dhe situatën politike. Kemi pasur një lloj armëpushimi politik me Ramën prej afro dy javësh, pas asaj që ndodhi. Ishte e nevojshme që të gjithë të bashkoheshim për t’iu gjendur njëri-tjetrit në fatkeqësi. Zakonisht në këto situata përfiton opozita, por sot po ndodh e kundërta dhe kjo është gjëja e tmerrshme. Ndërkohë që opozita bën armëpushim me qeverinë, kjo e fundit bën të kundërtën dhe fillon e spekulon kryeministri. E mori gjithë këtë fatkeqësi të madhe dhe po kërkon ta përdorë për propagandë. Ne e vendosmë “boll me armëpushimin”, nuk ka më armëpushim me një njeri që nuk e meriton, sepse është përgjegjësi kryesor, shkon dhe te familjet e viktimave dhe iu thotë “Zoti”. Zoti e shkaktoi këtë fatkeqësi, por viktimat dhe pasojat janë të qeverisë. Statistikisht nuk ka ndodhur të kemi tre tërmete të fuqishme në kaq pak kohë, siç ishte ai i qershorit, i shtatorit dhe ky. Në vend që të merreshin masa, kemi këtë situatë. Qeveria ka një numër pa fund përgjegjësisë në këtë situatë ku jemi.

Çfarë kanë konstatuar grupet e punës në terren?

PD dhe opozita ndau grupe që drejtoheshin nga deputetë dhe anëtarë kryesie për të evidentuar dëmet, dhe do të kemi një raport për gjithë të dhënat që kemi marrë ne. Shifrat që jep qeveria janë të pavërteta dhe ka një kaos një deklarime, sot thuhet një gjë, nesër një gjë tjetër. Brenda një pallati kemi dy inspektime me të dhëna të ndryshme. Është një kaos total, ndërkohë që kryeministri bën show. Si me atë zonjën Bozo, që u bë e famshme, se këtu është tmerri se zbulon kryeministri se paska njerëz të tillë, po këtu ka shumë si ajo.

Lexo edhe :   Rasti Beketi/ PD thirrje prokurorisë: Rama duhet të përfundojë në burg
Lexo edhe :   Deklaratat e Bashës zbulojnë falsitetin e (mos) hetimit të tij

A ka pasur verifikime në terren që të jenë shpallur ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i 21 shtatorit dhe të mos jetë bërë asgjë? E verifikon dot opozita këtë?

Ne kemi kërkuar dhe dokumentacion për këtë. Sepse në Thumanë, ku ka qenë numri më i madh i viktimave, sipas banorëve, iu është thënë të dalin jashtë, por nuk iu janë krijuar kushtet dhe janë detyruar të futen sërish brenda. Haki Çako doli pas dy javësh e foli, kur duhet të ishte që në fillim. Për dy pallate në Thumanë, Çako e Rama thonë gjëra të ndryshme. Duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse viktimat janë aty. Ashtu siç duhet të mbajë përgjegjësi edhe Vangjush Dako. Rama shkon në shtëpitë e viktimave për t’iu thënë që është e Zotit, lëreni këtu. Po nuk u dënua njeri, kjo histori kështu do të vazhdojë. Nëse në Shqipëri nuk dënohen politikanë, zyrtarë, do vazhdojë historia. i kemi rrugëve ata të Korçës. Kështu iu thoshte edhe atyre “do ua bëj më të bukur”. i ka akoma në Korçë pa bërë, tani do bëka lagje të tëra. Me këtë që po bën, jo shtëpi nuk ndërtohen, po ato njerëz pas 1-2 vitesh, me këtë kryeministër, aty i ke.

Kur do dalë raporti juaj?

Ne kemi bërë aq sa mundemi dhe jemi përqendruar kryesisht te sensibilizimi. Nuk mund të presësh nga opozita të bëjë çudira, kemi bërë aq sa mundemi dhe do t’i evidentojmë. Iu është lënë porosi që të mos dalin në “Facebook”, por të bëjnë punën, duke iu ardhur në ndihmë njerëzve.

Çështjet që kërkonte opozita para tërmetit, do duhet kohë për t’u rikthyer te këto diskutime?

Jo, sepse në gjendje të jashtëzakonshme, në kohë lufte, dalin ca spekulantë që abuzojnë me fatkeqësinë e të tjerëve. Në rastin tonë kryespekulanti ishte Rama. Ai nuk po ndalet, ndërkohë që ne bëmë armëpushim, ai kërkon të kalojë ligjin për censurimin e mediave, t’i heqë kompetencat Presidentit për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ne i themi hiqi milionat që ke dhënë për koncesionet, ai jep të tjera. Ky po përfiton nga tërmeti, dhe në fakt jam i bindur që ky është njeriu i vetëm që është gëzuar nga tërmeti në Shqipëri. Ky po bën gjithë hapat që kishte ndërmend të bënte. Në këto kushte ne duhet t’i themi “ndal”, sepse tërmeti i duk sikur Ramës i dha një dorë, por praktikisht tregoi se ia nuk është i aftë të menaxhojë këtë situatë, madje ta çojë drejt një gremine tjetër. Ata shqiptarë do shkojnë gjithmonë e më keq. Sot tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapë krahun, që kjo qeveri të largohet dhe t’i hapë rrugë një qeveri, që të shohë edhe interesin e qytetarëve.

Pas verifikimeve për tërmetin, çfarë do të kërkoni?

Së pari, do denoncojmë këto akte. Ne i kemi bërë propozimet, por Rama ka bërë të kundërtën, sado që e kemi toleruar. Do shohim ku jemi dhe hap pas hapi do të veprojmë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Deklaratat e Bashës zbulojnë falsitetin e (mos) hetimit të tij

Nga: Skënder Minxhozi Megjithëse socialistët u shpejtuan t’i dërgojnë me anë të Taulant Ballës një mesazh paqeje Lulzim Bashës (nuk do të të hetojmë për...

Kosovë/ 16 të vdekur dhe 626 raste të reja

Aspak lajme të mira nga Kosova, ku situata me pandeminë vijon të jetë e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.505 mostra...

“Qenka plakur shumë”, shokët e ushtrisë takohen pas 46 vitesh (VIDEO)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, kanë ardhur dy shokë ushtrie të cilët e kanë rigjetur njëri-tjetrin para 3...

“Maradona mund të jetë vrarë”, mediat e huaja nxjerrin faktet

Diego Armando Maradona u nda nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 60-vjeçare. Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona, u operua në tru...

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...