Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

DW: A do të distancohet kryeministri Rama nga BE, që nuk mban fjalën

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW: A do të distancohet kryeministri Rama nga BE, që nuk mban fjalën

Në vitin 2019 u shemb një politikë 20-vjeçare e Evropës ndaj Ballkanit. 2020 duhej të ishte viti i pastrimit të rrënojave. Që në pranverë do të merret vesh sa kufoma ndodhen nën gërmadha.

Një tjetër samit i BE për Ballkanin Perëndimor është caktuar të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb.

Zyrtarisht Këshilli i Evropës në tetor vetëm e shtyu vendimin e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vetoja e presidentit francez, Emmanuel Macron, thyerje e një premtimi solemn nga samiti i kaluar në qershor, shkaktoi tronditje në rajon dhe pothuajse në të gjithë Evropën.

Veçanërisht në Gjermani kritikohet fakti, se me refuzimin e tij të ashpër BE ka humbur levën më të rëndësishme për të mbështetur reformatorët pro-perëndimorë në gjashtë vendet jo anëtare të BE në Evropën Juglindore.

Shumë shpresojnë se samiti i Zagrebit në maj mund ta rishikojë vendimin e tetorit, por shpresa është e dobët.

Një Komision i ri Evropian do të përgatisë samitin, dhe raporti i tij bie nën kompetencën e Komisionerit të ri të Zgjerimit, Olivér Várhely.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, politikat e të cilit Várhely gjithmonë i ka mbështetur, mbron me forcë zgjerimin e BE në juglindje, por me një agjendë krejt tjetër nga Gjermania.

Orbán nuk preokupohet për demokracinë në shtetet e Ballkanit, përkundrazi: ishte ai që shpëtoi nga burgu ish kryeministrin autoritar dhe të korruptuar të Maqedonisë së Veriut.

Sa më shumë përpiqet Hungaria për Ballkanin, aq më i madh bëhet skepticizmi në Francë, në Holandë, por edhe në Gjermani.

Frika është se Hungaria po përdor shtetet e Evropës Juglindore vetëm për të krijuar zonën e saj të ndikimit dhe për të mbajtur larg refugjatët.

Maqedoni: Zaevi ka luajtur vetëm me një kartë – dhe ka humbur

Një muaj para samitit të Zagrebit me 12 prill zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri reformator Zoran Zaev ka ecur në mënyrë konsekuente në kursin e BE, në 2018-2019 realizoi madje edhe ndryshimin e emrit të shtetit.

Kështu ai luajti vetëm me një kartë dhe humbi. Akoma nën përshtypjen e freskët nga vota franceze ai ka planifikuar zgjedhje të reja.

Sikur Zaev të humbasë zgjedhjet dhe opozita autoritariste, nacionaliste, pro-ruse të vijë përsëri në pushtet, proevropianët në të gjithë rajonin kanë pak shanse në plan afatgjatë.

Është e dukshme për këdo, se ata nuk e mbajtën dot premtimin: “pranim nëse kryen reforma”.

Do të ishte ironi e keqe, sikur samiti i Zagrebit pikërisht pas një fitoreje të mundshme të të djathtëve, t’i thoshte “po” negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Mesazhi do të ishte: bëjini rezistencë maksimale çdo kërkese perëndimore! Fiton vetëm ai që rrezikon më shumë.

Serbi: Vazhdimisht zgjedhje, opinioni në gjendje mobilizimi

Ndoshta edhe në Serbi do të këtë zgjedhje në vitin 2020 – ashtu si në 2017, 2016, 2014 dhe 2012. Zgjedhjet e vazhdueshme janë për njeriun e fortë të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiç, një mjet i sprovuar për ta mbajtur publikun në gjendje mobilizimi dhe për të turpëruar vit për vit opozitën.

Veton franceze në tetor Vuçiç e mori si shkas për ta relativizuar orientimin perëndimor të Serbisë dhe për të përgatitur popullin e tij për një kurs të përhershëm ndërmjet Europës, Rusisë, Kinës dhe të gjithë investitorëve të mundshëm – një konsekuencë logjike e tërheqjes evropiane. Prandaj në negociatat e pranimit asnjëra palë nuk ka shkak për t’u ngutur.

E njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi. Në shtatë vjet bisedime ky vend i vogël, ashtu si fqinji i tij Serbia, i ka kaluar deri tani në heshtje paralajmërimet e zbehta evropiane në lidhje me korrupsionin dhe frikësimin e gazetarëve dhe opozitarëve.

Shqipëri: A do të distancohet kryeministri Rama nga BE, që nuk mban fjalën?

Në Shqipëri kriza vazhdon. Nëse do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka stanjacion që prej bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe tërheqjes së opozitës nga parlamenti.

Kryeministri Edi Rama është konfrontuar me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar për këtë respekt në Evropë.

Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh evropiane, veçanërisht Holanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare.

Që Rama, njëri i vetëdijshëm për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçiç-i në Serbi, ai do të distancohej nga BE, i cili nuk e mban fjalën, dhe do të kërkonte një rrugë të vetën.

Që Bosnjë-Hercegovina të zgjohet më në fund nga koma e saj politike, është ajo që mendohet më së paku në atmosferën e pritshme të vitit 2020. Sa më të pakta të jenë shpresat kudo në rajon, aq më i madh është emigracioni.

Me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars, Gjermania jep një tjetër impuls.

Kosovë: Një rebel do të luftojë kundër korrupsionit

Me të vërtetë interesante janë vetëm zhvillimet në Kosovë. Me fituesin e zgjedhjeve të tetorit, Albin Kurti, vendi së shpejti duhet të ketë një kryeministër të ri krejtësisht tjetër.

Rebeli premton luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe duhet të përballet me rrjete të fuqishme, madje të gatshme për dhunë.

Ndryshe nga reformatorët në vendet fqinje, për Kurtin BE është më pak pjesë e zgjidhjes se sa pjesë e problemit: Pas besnikërisë demonstrative ndaj Europës pushtetarët e deritanishëm fshihnin me gjithë qejf agjendën e tyre personale dhe kryesisht financiare.

Në çdo formacion qeveritar ato u falenderuan me mbështetje masive nga ambasadorët e fuqishëm perëndimorë.

Këtë herë perëndimi është i rezervuar. Kjo vlen të thuhet madje edhe për SHBA, që nuk kanë treguar kurrë hezitim ndaj ndërhyrjeve. Në Uashington po punohet qartë në një strategji të re për Ballkanin.

Ende është e paqartë, se si mund të jetë ajo. Por që amerikanët e marrin fletoren në dorë, kur Europa nuk di më tutje, është pikërisht për këtë rajon një model shumë i njohur që prej luftërave të viteve nëntëdhjetë.

Norbert Mappes-Niediek jeton në Grac të Austrisë dhe është korrespondent i shumë gazetave gjermane për Evropën Juglindore. /DW

Tags: beDWkryeministerrama

TË LIDHURA

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”
Politikë

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

14:47 | 13/11/2025
U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari
Aktualitet

U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

14:46 | 13/11/2025
Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026
Ekonomi

Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

14:36 | 13/11/2025
Next Post
Amnistia në burgje, kush lirohet menjëherë

Amnistia në burgje, kush lirohet menjëherë

“E di që nuk janë shumë”, ja çfarë thotë Braçe për shpërblimin e Vitit të Ri

“E di që nuk janë shumë”, ja çfarë thotë Braçe për shpërblimin e Vitit të Ri

Meta shpall listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Meta shpall listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”
Politikë

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

by mirseda
14:47 | 13/11/2025
0

Në kuadër të takimit të parë të përbashkët ndërqeveritar Shqipëri–Itali, që u zhvillua sot në Romë, Ministrja...

U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

14:46 | 13/11/2025
Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

14:36 | 13/11/2025
GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për manipulim votash, i kërkon SPAK të nisë hetimet

GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për manipulim votash, i kërkon SPAK të nisë hetimet

14:34 | 13/11/2025
Vengu: 8 nga 16 marrëveshjet me Italinë janë në fushën e mbrojtjes

Vengu: 8 nga 16 marrëveshjet me Italinë janë në fushën e mbrojtjes

14:31 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com