Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Unazën e Madhe, në segmentin verior të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i motorrit ka ngelur i plagosur.
Në pamjet e siguruara nga “Ora News” në vendngjarje shihet ambulanca që ka mbërritur menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit ende nuk dihet.














