Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Do lë gjithçka për motrat”, humbën prindërit në aksident, 4 jetimet mes dhimbjes dhe pamundësisë

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Do lë gjithçka për motrat”, humbën prindërit në aksident, 4 jetimet mes dhimbjes dhe pamundësisë

Pasditja e 10 marsit do të ishte një ditë zie për fshatin Maqellarë në Dibër. Gentjan dhe Klodjana Karazajmi humbën jetën në një aksident rrugor, si pasojë e përplasjes së një makine me motorin e tyre. Duke lënë pas katër vajza nën kujdesin e gjyshërve në kushte të mjerueshme. Të cilët sot ulërijnë mes dhimbjes dhe pamundësisë.

Janë të gjitha në moshë të vogël, por Genaldën 15 vjeçe jeta tani e ka vendosur përballë sfidës më të madhe. Veç sëmundjes së vetë, pasi është me vrimë në zemër asaj i duhet të kujdeset për familjen, kjo pasi gjyshërit janë të vjetër dhe të sëmurë. Xhenisa 12 vjeçe ka nevojë të operohet në krahë dhe në këmbë, pasi është djegur vite më parë. Por, operacioni nuk i ka shkuar me sukses, ndaj i duhet të bëjë një ndërhyrje të dytë.

Eriola është 9 vjeçe, ajo ende nuk e di me siguri se ku ndodhen sot prindërit e saj. Por, mungesa e tyre me ditët që kalojnë është duke e plogështuar fëmijërinë e saj. Kurse Lubjana 3 vjeçe çdo moment kërkon me ngashërim prindërit dhe e vetmja mënyra për ta qetësuar është ta gënjejnë.

“Hesht të keqen nëna, se mami ka ikur në Greqi me gjithë babin. Do të vijë edhe do të shkojmë bashkë me nënën tek mami e babi.”

Gjyshja e katër vajzave dhe pse në gjendje të rëndë, sërish mundohet të jetë e fortë.

“Nuk është një, por janë dy. Të ishte njëri, gjysma e të keqes. Por, dy xhenaze prej shtëpie me katër vajza. Unë dua jetën vetëm të jetojnë këto vajza pak më mirë, se për vete shkova si shkova. Edhe ata shkuan si shkuan për veten.”

Selmani, gjyshi i katër jetimeve me forcën e një dibrani mundohet të mbajë veten, por dhimbja e humbjes së djalit të vetëm e ka vënë përtokë.

“Tani nuk kam ça të bëj. I kanë lënë fëmijët mbrapa. Të kisha shkuar unë para atij, por ça ka shkruar Zoti, është kësmeti. Mi ka lënë krejt jetimë. Edhe shtëpinë po ta shohësh që sipër, të gjitha të thyera janë. I kam zënë me plastmasë dhe copa xhami sipër që mos ta marrë era.

Nuk kanë pasur asnjë të ardhur, vetëm me një pension të gruas. Me 60 mijë lekë ça do bëj unë me të, të paguajë dritat, të marr ndonjë ushqim, asnjë gjë. Nuk kam me çfarë t’i vesh, a të kem për t’i blerë sikur dhe një palë çorape, një palë këpucë. Nuk kam çfarë të bëj. “

Veç mungesës së prindërve, katër vajzat duhet të jetojnë edhe në kushte të vështira. Çatia e shtëpisë është në gjendje shumë të keqe, e cila mbrohet vetëm me plastmasë dhe xhama për të mos lënë të hyjë dimri i ftohtë. Ndërkohë kuzhina dhe banjë janë në kushte skandaloze.

“Është e vështirë. Unë për veten time nuk kam frikë për të ardhmen. Por, për motrat e kam të vështirë. Sepse nuk jetohet katër vajza në këto kushte. Dëshirat që duan motrat nuk mund t’ua plotësoj. Duan rroba, disa duan fletore për shkollë, nuk mund t’ua plotësoj. Gjithçka për motrat, edhe sikur punën më të vështirë të më japin jam e mundur ta bëj. Shkollën do të le, gjithçka do të le, vetëm motrat e mija të jenë mirë. Motrave sa të kem mundësi, fytyrën do ia bëj të qeshë. Por, për vete e kam të vështirë. Të bën dhimbja që të jesh e fortë sepse më ka lënë mami tre barra në shtëpi. Gjyshja e sëmurë sepse është e vjetër, me sëmundje edhe gjyshi po ashtu. Krejt shtëpia më ka rënë mua ta mbaj në kokë.

Për trupin tim nuk dua t’ia di tani, vetëm të kem familjen tamam. Që kur kam qenë e vogël, me vrimë në zemër. Unë dua që nga kjo shtëpi të largohem sepse i kam gjithë kujtimet e mamit. Nga të eci, nga të luaj vetëm mamin e babin shoh. Edhe motrat janë të frikësuara sepse nuk mund të dalin në oborr vetëm. Kanë shumë frikë. Na kujtohen ato net e ditë kur ishim me babin.”

Edhe pse pranë kanë gjyshërit, ato ndjehen vetëm, tani nuk kanë më gëzime në jetë. Madje me kushtet e vështira ku jetojnë, rritja po iu kthehet në një sfidë.

“Më kujtohet kur luanim, bënim shaka. Tani kemi mbetur vetëm. Këtë mungesë nuk e përballoj dot. Unë për vete jam sëmurë, jam djegur para 3 viteve kam qenë shumë e vogël. U bëra operacion, por nuk më kanë bërë mirë ashtu siç duhet. E kam shumë keq dorën, më dhemb. Këto kushte që kemi ne, nuk i përballojmë dot. Të gjitha gjërat i kemi të falura, me rroba, me veshje të brendshme, të gjitha. Drutë na mbaruan, nuk dimë me ça të ngrohemi. Ushqime nuk kemi fare. Shumë herë kemi fjetur pa ngrënë. Shkollën e kemi shumë larg, gjysmë ore po. Duhet të ecim çdo ditë nga gjysmë ore, kur shkojmë në mëngjes dhe kur vijmë në pasdite. Në dimër kemi shumë frikë kur kalojmë, është shumë keq.  Po ashtu edhe në verë.”

Apelin për ndihmë të gjyshit dhe vajzave e bënë publike fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili bën të ditur që ka hapur fushatën për t’i ardhur në ndihmë. Duke i bërë thirrje çdokujt që ka mundësi të kontribuojë, pasi familja nuk kanë asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë tepër të vështirë./ TIRANA TODAY

Tags: aksidentdhimbjeDiberfundjave ndrysheGentjan KarazajmiJetimët”Klodjana Karazajmikushte të mjerueshmeMaqellarëmotratpamundësipamundësi ekonomikePrindërit

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
“Turqit janë si qentë e egër”, deputeti grek përjashtohet nga Parlamenti Europian

“Turqit janë si qentë e egër”, deputeti grek përjashtohet nga Parlamenti Europian

Champions League/ Shënojnë Juve e Barcelona, PSG në festë(Video)

Super kompjuterit zbulon fituesin Champions League, Juventus apo...

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Shqiptarët nuk i kërcënon dot me punë!

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Shqiptarët nuk i kërcënon dot me punë!

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com