E shtunë, 16 Janar, 2021
0 C
Tirana

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Shqiptarët nuk i kërcënon dot me punë!

Në një takim të mbajtur me strukturat e LSI-së në Tiranë, kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi, i është rikthyer sërish protestës që do mbahet në datën 16 mars.

Duke paralajmëruar se protesta do të jetë model, ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin në dorë fatet e tyre. Kryemadhi ndër të tjera paralajmëroi kryeministrin Rama, që të mos kërcënojë askënd me punë, nëse do ketë dëshirë që të protestojë për ekonominë, mirëqenien etj.

Me tone të larta, kryetarja e LSI-së tha se edhe sikur ti sekuestrojnë autobusët, të mbyllen taksitë, shqiptarët nuk do të ndalen, por do të ecin me kilometra për të rrëzuar qeverinë e krimit.

“Që i thonë jo kapjes, jo pengmarrjes, riktheu edhe njëherë LSI-në e pa kapur dhe principet që ne duhet të bënim kartarsis tonë.  Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit, janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem.

Për të gjithë ju që nuk besoni në principet në drejtësi, Ligji i Teatrit, Ligji i pronave, Ligji i Dividentit që vjedh miliona euro nga shqiptarët dhe pasuron oligarkët, heqja e së drejtës së fjalës për opozitën në Kuvend, e cila është e paligjshme.

Më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot. Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Politika ka kusuret e saj dhe ne kusuret tona do t’i lajmë, dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë.

Do të dalim si të jetosh në shtëpi, si të kesh shtëpinë e palegalizuar do paguash vetëm taksë, ujë pa e hapur asnjëherë ujin. Njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri. 16 marsi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Lexo edhe :   Largimi i mjekut Allkja nga detyra, Rama: Shumë mirë kanë bërë, shkeli etikën
Lexo edhe :   Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fitore madhështore në derbi, Lacio nënshtron Romën (Video)

Lacio e Simone Inzagit, arriti një fitore madhështore me rezultatin 3-0 në derbin e kryeqytetit përballë Romës.  Të kaltërit e dominuan takimin, duke vendosur...

”Është si Skëndërbe”/ Spiropali: Rama, i vetmi njeri që di të bëjë qytete

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ''Bardh A Zi'' në ''ABC'', se kryeministri Edi Rama...

Norvegji, 23 persona humbin jetën pasi injektuan vaksinën e Pfizer

23 persona kanë humbur jetën në Norvegji pasi janë injektuar me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë amerikane Pfizer. 13 prej viktimave ishin të moshuar...

Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden-it

Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar...

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...