E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

‘Dialogu Kosovë – Serbi’, Merkel: Të rinisë sa më shpejt

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Gjermania, Franca, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë duke përcjellë me vëmendje situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, meqenëse rinisja e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë varet kryekëput nga krijimi i institucioneve të reja në Prishtinë

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, kërkon që dialogu Prishtinë – Beograd të rinisë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të ndërmjetësohet nga shefi i ri i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë Federale, duke potencuar se Berlini zyrtar mbështet fuqishëm përpjekjet e Brukselit për normalizim të raporteve Prishtinë – Beograd.

“Qeveria Federale mbështet fuqimisht përpjekjet e BE-së për promovimin e normalizimit të raporteve midis Serbisë dhe Kosovës. Pritjet tona janë në interes të dy vendeve, që ky dialog të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, nën përkujdesjen e Përfaqësuesit të Lartë të sapoemëruar dhe ekipit të tij”, thuhet në përgjigje.

Sa i përket taksës, nga Qeveria e kancelares Angela Merkel kërkojnë heqjen e saj, meqë konsiderojnë së është duke i zënë rrugë rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Taksa është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe i ka zënë rrugën rinisjes së dialogut për normalizim, dhe kjo është arsyeja pse Gjermania, njësoj sikurse Bashkimi Evropian mbështet heqjen e tarifave ndëshkuese”, potencon tutje zëdhënësi i Qeverisë gjermane.

Ndërkohë sa i përket vendosjes së masës së reciprocitetit si zëvendësim për taksën, Qeveria Gjermane thotë se nuk mund të dalin me një qëndrim lidhur me këtë çështje, pasi që do duhet të analizojnë çfarëdo mase që do të marrë qeveria e re.

“Ne do të analizojmë çfarëdo mase që do të marrë qeveria e re, por tani për tani, nuk mund të komentojmë për këtë pyetje”, ka shtuar tutje për Express ky zëdhënës, i pyetur nëse është e pranueshme për Gjermaninë masa e reciprocitetit e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lexo edhe :   Hoti: Aksioni në Karaçevë, dëshmi e aftësive të institucioneve tona të sigurisë

Ndërkohë të pyetur rreth asaj nëse nuk duhet të ketë vonesa në krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, Qeveria gjermane nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.

Lexo edhe :   Rama flet nga Gjermania: "Nuk ka asnjë rrezik për negociatat, me Merkelin..."

E krijimin e qeverisë së re po e pret edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, pasuesi i Mogherinit, Josep Borell. Në një intervistë për të përditshmen kroate “Vercenji.hr’, ka thënë se do të vizitojë Prishtinën sapo të krijohet Qeveri e re.

Borell ka thënë se gjetja e një qasjeje të re për zgjidhjen e problemeve në Ballkan është një prioritet për Bashkimin Evropian.

“Do të diskutojmë me të dy palët për një qasje të re për zgjidhjen e problemeve në Ballkan, që është një prioritet për ne”, ka potencuar ndër të tjera shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Mirëpo, gjatë kësaj kohe kur Kosova gjendet në një vakum institucional, presidenti i Francës, Emannuel Macron, ka aranzhuar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e atij të Serbisë, Aleksander Vucic, në Paris.

Siç kishte treguar kreu i shtetit serb, Macron, gjithashtu, planifikon një takim tjetër në Paris gjatë muajit janar, pasi të krijohet qeveria e re në Kosovë.

E gjithë kjo duket se është një iniciativë vetjake e kreut të shtetit francez, duke qenë se ai s’e ka njoftuar fare as përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kishte konfirmuar zëdhënësi i zyrës së Grenell, Dick Custin.

Përkundër gjithë pritjeve dhe përpjekjeve për rinisje të dialogut, në Prishtinë duket se dita-ditës negociatat për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje për vështirësohen.

Edhe përkundër të gjithë takimeve që kanë ndodhur mes dy partive, ndarja e posteve dhe kërkesat e dy partive, janë faza e fundit që dy partitë po hasin vështirësi ta tejkalojnë.

Mbetet të shihet se si do të procedohet tutje, meqë nga dy partitë janë paralajmëruar përsëri takime. /GazetaExpress/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...

“E akuzonte se ka 3-4 dashnore”, flet babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier

Lidhur me ngjarjen e djeshme ku Elton Meta ka kanosur me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet...

Alarmante/ Rriten frikshëm shifrat e infektimeve në Francë

Shifrat në Francë vazhdojnë rritjen alarmante për shkak të koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.498 raste të reja me Covid-19,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...