Aktualitet

Tragjedia e tërmetit/ Rama publikon videon prekëse nga Londra: Ju dua


               Publikuar në : 15:13 - 04/12/19 L M

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” një video prekëse dhe motivuese që përshkruan ditët e vështira që po kalon Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Kreu i qeverisë shprehet se videoja që ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët është dërguar nga persona që nuk i njeh. Aktualisht, kryeministri ndodhet në Londër ku po merr pjesë në punimet e samitit të NATO-s.

“Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua❤🤗

Përshëndetje z. Edi Rama!

Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social.

Faleminderit!”, shkruan Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua❤🤗Përshëndetje z. Edi Rama! Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social. Faleminderit!https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 4. Dezember 2019

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT