Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

Nga: Mero Baze

Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, është dënuar sot me një vit e gjysëm heqje lirie, e cila i është konvertuar në dënim me kusht, duke nxitur një protestë të fortë të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe ish- kolegëve të tij deputetë.

Dënimi i Salianjit është simbolik, përsa i përket masës së tij, por në fakt cilësisht është një dënim penal ndaj partisë më të madhe opozitare në vend.

Edhe pse akuza e ka gjetur fajtor personalisht Ervin Salianjin dhe mund t’i kushtojë shmangien nga Parlamenti i ardhshëm, realisht vepra penale është realizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Video-mashtrimi i të ashtuquajturës “çështje Babale”, nuk ishte një akt personal i Salianjit apo Olldashit dhe as ndonjë zbulim i tyre.

Siç del qartë nga hetimi i Prokurorisë, por dhe mënyrës se si u zhvilluan ngjarjet, ajo ishte një pjesë  e strategjisë së luftës politike të PD, dhe një akt i cili u përdor gjatë politikisht, me vetëdije të plotë, edhe pse të gjithë e dinin të vërtetën.

Pra në këtë aspekt, është e padrejtë që peshën penale të këtij akti e kanë marrë Salianji dhe Olldashi, pasi këta të dy nuk është se kanë përfituar diçka personale, duke u angazhuar në këtë çështje, përveç rrogës së PD.

Partia Demokratike ka tentuar të jetë përfituesja politike e këtij akti dhe plotëson si institucion gjithë tablonë e një vepre penale për shpifje, pasi ka qenë e ndërgjegjshme për fallcitetin e skenarit, dhe po ashtu ka tentuar të përfitojë prej asaj shpifjeje.

Ndaj edhe pse simbolikisht sot janë dënuar dy nëpunës të PD, nën akuzë është vënë politika e opozitës dhe përpjekja për të përfituar politikisht përmes montimit të akuzave ndaj kundërshtarëve.

Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për çdo politikan në krye të një partie, të reflektonte politikisht ndaj penalizimit të politikës së tij nga një gjykatë dhe të merrte përgjegjësitë e tij.

Në fakt PD po bën të kundërtën, po tenton të shmangë përgjegjësinë. Prania në sallë e ish- deputetëve të PD, reagimet e ashpra të Berishës e Bashës, përveçse vijnë nga fakti se drejtësisë “po i del turpi” të ndëshkojë dikë prej tyre, po përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre në këtë histori, pasi drejtësia nuk po dënon thjesht dy zyrtarë të PD, por po dënon politikën e PD përmes video-kasetave të montuara.

Dhe ky është një bilanc i trishtuar për një opozitë, që në  fakt ka pas plot arsye sheshit, për të bërë opozitë, por ka preferuar të shpikë një realitet në studiot e montazhit.

Tags: Ervin Salianjikomentmero bazepretenca

TË LIDHURA

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos
Politikë

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025
Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ
Shqipëria

Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ

21:10 | 09/09/2025
Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë
Politikë

Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

20:41 | 09/09/2025
Next Post
Hoakin Murrieta, kush ishte meksikani që frymëzoi personazhin “Zorro”

Hoakin Murrieta, kush ishte meksikani që frymëzoi personazhin "Zorro"

Pas NATO-s, Trump fut në kaos edhe Organizatën Botërore të Tregtisë

Pas NATO-s, Trump fut në kaos edhe Organizatën Botërore të Tregtisë

Prokuroria kërkon burg për Salianjin, Kryemadhi “shënjestron” Ramën

Prokuroria kërkon burg për Salianjin, Kryemadhi "shënjestron" Ramën

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com