Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Debati për bonusin e pensionistëve/PD: Me 50 mijë, nuk blejnë dot një gjel deti

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Debati për bonusin e pensionistëve/PD: Me 50 mijë, nuk blejnë dot një gjel deti

Bonusi i pensionistëve për Vitin e Ri është kthyer në “mollë sherri” mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar debatet mes palëve, pasi Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj, tha se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, shpërblimi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh të reja do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit dhe jo pjesë e fondit të rezervës, duke e bërë atë të mos jetë me pikëpyetje nëse do të jepet apo jo.

Marrë shkas nga deklarata e ministres, deputeti demokrat Arbi Agalliu, e cilësoi shpërblimin qesharak, pasi me 5 mijë lekë të reja nuk mund të blihet as një gjel deti. Për rrjedhojë, ai kërkoi që të ulen shpenzimet për zyrat e administratës shtetërore, dhe të alokohen fondet për pensionistët. E ndërsa ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe theksoi se edhe me 100 mijë lekë të vjetra të bëhet shpërblimi, përsëri gjysmë kofshe i bie.

Pjesë nga debati

Arbi Agalliu:  Pyetjen ose unë ndoshta nuk e dëgjove, ose për shkak të pyetjeve të shumta që morët nuk i dhatë përgjigje. Doja ta përsëritja dhe njëherë pyetjen mbi shpenzimet e luksit 51.2 milionë euro që qeveria do të bëjë për blerje automjetesh, pajisje zyrash, kompjuterash, si dhe rikonstruktim dhe ndërtim objektesh, në raport me atë që ju e quani bonusi i pensionistëve dhe që ju e keni futur në buxhet. Për mua është një bonus qesharak, pasi me 5 mijë lekë të reja as një gjel deti nuk mund të blihet nga një pensionistë.

Erion Braçe: Po të japësh 10 mijë lekë; gjysmë kofshe i bie. 10 mijë lekë e bëjmë, po gjysmë kofshe i bie.

Arbi Agalliu: Unë patjetër që mund të japë përgjigje për çfarë ka dhënë Partia Demokratike më përpara, edhe pse nuk kam qenë këtu. Ju prandaj e morët mandatin e tretë, jo për të dhënë një gjel por për të dhënë më tepër se gjeli. Pyetja ime ishte se a shikon ministrja hapësirë nga nevoja reale e pensionistëve, por edhe nga ana morale, që një pjesë e shpenzimeve prej 51.2 milionë euro të alokohen te pensionistët.

Delina Ibrahimaj: Ne po përgatisim një listë të detajuar të atyre që ju i quani shpenzime luksi, që në fakt nuk janë shpenzime luksi. Ato janë kompjutera të amortizuara që ndikojnë në përditshmërinë e punës së administratës. Ne po investojmë gjithashtu në sisteme. Po nxjerrim listën dhe hajde të diskutojmë nëse janë shpenzime luksi.

Për sa i përket pjesës së rritjes së pensioneve, ndjeshmëria për këtë kategori është shumë e lartë dhe prandaj bonusin, ne nuk e kemi pikëpyetje te fondet e rezervës dhe e kemi te buxheti i shtetit. Dhe nuk do të ketë më pikëpyetje nëse do të merret bonusi i pensionistëve këtë vit apo jo, pasi do të jetë një zë buxhetor i veçantë.

Tags: Arbi AgalliubonusiDelina IbrahimajErion Braçepensioni

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
Tmerri në Kamëz/ Torturohej nga babai me thupër, e mitura ka kafshime në trup

Tmerri në Kamëz/ Torturohej nga babai me thupër, e mitura ka kafshime në trup

G20 në fokus pandemia, rimëkëmbja dhe ndryshimet klimaterike

G20 në fokus pandemia, rimëkëmbja dhe ndryshimet klimaterike

Aktori i telenovelave turke dënohet me 16 vite e 8 muaj burg

Aktori i telenovelave turke dënohet me 16 vite e 8 muaj burg







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com