E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Tmerri në Kamëz/ Torturohej nga babai me thupër, e mitura ka kafshime në trup

Një rast abuziv brenda familjes tronditi mbarë vendin. Një e mitur në Kamëz ishte dhunuar nga i ati, e po kështu e ka kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit. Për shkak të dëmtimeve serioze, 6-vjeçarja vijon të jetë tek spitali i Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

I ati i saj, 27-vjeçari R.K. i cili është arrestuar, e ka dhunuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjekët kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë, ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës. Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muaj kishin nisur një bashkëjetesë.

6-vjeçarja merrte të ëmën në telefon, duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj. Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar, por mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella, ndërsa pasi është paraqitur në spital, ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar.

Vajza e mitur, për shkak të dhunës barbare që ka ushtruar ndaj saj i ati, ka humbur ndjenjat dhe është dërguar fillimisht në ambulancën e Kamzës. Më pas, mjekët që kanë konstatuar edhe hemorragji të brendshme, e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza”. Më pas, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, vajza e mitur është dërguar për ndihmë të specializuar në spitalin e Traumës.

Përveç shenjave të dhunës së fundit që ka ushtruar ndaj saj i ati, madje shenja të dukshme edhe në organet gjenitale, në trupin e 6-vjeçares janë konstatuar edhe shenja që mund të kenë mbetur në trupin e saj nga dhuna e mëparshme.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...