E enjte, 25 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Debat i keqkuptuar, nga identifikimi i Shqipërisë me komunizmin

Nga Mero Baze

Muajt e fundit jam marrë gjatë me leximin e një dosje hetimore, ndaj një grupi të dënuarish politik në vitin 1947, që përfshin zonën Peshtan-Këlcyrë në jug të vendit.

Grupi i të dënuarve është emërtuar “grupi miks”, për shkak se një palë janë ish- të afërm të familjes Këlcyra, siç është vajza e beut të fundit të Këlcyrës, Shega Këlcyra, Bektash Shkëmbi, apo Sali Bej Neimi, kurse pjesa tjetër i përkiste një kategorie familjesh ortodokse antikomuniste, kryesisht nga Peshtani, Malëshova dhe Përmeti.

Akuzat ndaj grupit ishin se financoheshin nga Greqia, të sabotonin zgjedhjet e 2 dhjetorit, të përmbysnin pushtetin popullor, të sabotonin reformën arsimore, të hidhnin në erë Urën e Dragotit etj.

Ka pasur një reflektim interesant nga Shega Këlcyra, që atëhere ishte 18 vjeçe dhe kishte një shkollim të pjesshëm në Itali. Duke qenë se vinte nga një derë nacionalistësh, sarajet e të cilëve ishin djegur nga Greqia, pse nuk kishin pranuar pushtimin grek të Jugut, ajo kishte dilemën, se mos po bënin gabim që po pranonin ndihma nga një sillog i Janinës, duke bashkëpunuar me ortodoksë pro grekë për të rrëzuar komunistët.

Kjo ka qenë dilema e çdo personaliteti shqiptar, çdo disidenti apo antikomunisti që ka pasur përballë zgjedhjen, të identifikojë Shqipërinë me komunizmin.

Dhe ky është debati i vetëm që mund të bëhet jo vetëm për Koliqin e Camajn, por për gjithë elitën shqiptare në emigrim, apo ata që mbijetuan këtu brenda.

Të gjykuarit e komunizmit shqiptar si identitet i Shqipërisë, nxjerr jashtë konteksit gjithë debatin.

Për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri ka pasur përpjekje zyrtare, që janë shumë të dokumentuara, nga SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera. Është i njohur operacioni i viteve 1949- 1953, që dështoi falë bashkëpunimit të komunistëve me KGB-në sovjetike.Nuk besojmë se SHBA donte te zhdukte Shqiperinë, por komunizmin.

Tani SHBA është vendi ynë mik dhe aleati më i madh. Vetë shteti shqipar ka dekoruar shumë nga ata që kanë tentuar të rrëzojnë me dhunë pushtetin komunist në Shqipëri, në bashkëpunim me vende të huaja, kryesisht perëndimore.

Ka pasur po ashtu bisedime të diasporës sonë politike me krerë të Greqisë në vitin 1947- 1948, për të mbështetur një futje të forcave tokësore nga Greqia në Shqipëri të Jugut, duke ju premtuar koncesione të ekzagjeruara për pakicën greke në Shqipëri.

Po ashtu, nëse lexon kujtimet e një prej legjendave të emigracionit shqipar, Myftar Spahija, për të arratisurit shqiptarë përmes ish- Jugosllavisë, e kupton se ka qenë procedurë se ata të gjithë do t’i betoheshin shërbimit sekret jugosllav, se do ishin në shërbim të tij kundër komunizmit në Shqipëri.

Lexo edhe :   Përballja e PD me berishizmin

Pra çdo shqiptar i aratisur nga komunizmi, ose në luftë me komunizmin, thjesht nuk quante Shqipëri, komunizmin, dhe ishte gati të bënte pakt me djallin kundër tij. Kjo nuk i bën ata as anti-shqiptarë dhe as vë në dyshim vlerat e tyre intelektuale. Kjo thjesht provon betejën e tyre kundër komunizmit.

Nëse këtë film e kthen mbrapsht, sot në kohën tonë, kur vendi është i hapur dhe të qënit bashkëpunëtor me të huajt është “krenari”, shikon se njerëzit më të rëndësishëm në vend, jane ata që hapin fjalë se kanë lidhje me Ambasadën amerikane, greke, apo gjermane… Tani nëse i shikojmë me këtë sy, dhe këta janë “spiunë” që duhet t’i dënojmë.

Lexo edhe :   Përballja e PD me berishizmin

Ndaj gjithë ky debat  duhet të vendoset në kontekstin e komunizmit kundër antikomunizmit. Për të përmbysur komunizmin, personalitetet e emigracionit shqiptar kanë qenë gati të bënin çdo gjë, por kjo nuk është betejë kundër Shqipërisë.

E vërteta është se regjimi komunist bëri sa mundi ta identifikonte veten me Shqipërinë dhe të privatizonte meritat historike dhe simbolet e kombit shqiptar, duke i paraqitur kundërshtarët ideologjik si antishqiptarë dhe duke u përpjekur ta shtrinte këtë dhe në politikë të jashtme.

Në vitet ‘50, mërgata shqiptare në Itali u ndalua nga Qeveria italiane të mos festonte festën e Flamurit më 28 Nëntor, pasi Ministria e Jashtme shqiptare, kishte protestuar pranë Qeverisë së Romës për keqpërdorje të flamurit shqiptar nga kjo mërgatë.

Pra Ernest Koliqi, Eqerem Bej Vlora, Ali Këlcyra, Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri, Qazim Mulleti, dhe gjithë personalitet shqiptare që gjendeshin në Itali, nuk lejoheshin të ngrinin flamurin më 28 nëntor në një restorant apo kështjellë, ku të festonin festën e Flamurit.  Dhe ata u detyruan ta festonin këtë në një restorant në Vatikan, meqë quhej shtet tjetër dhe nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Tiranën.

Kjo natyrisht tregon se ata ishin gati të sakrifikonin të festonin si shqiptar, po aq sa ishin gati të sakrifikonin për të luftuar komunizmin. Për ta, Shqipëria dhe komunizmi ishin dy gjëra të ndryshme, siç ishin në të vërtetë.

Nëse ne i bashkojmë këto dy gjëra, pastaj del gjysma e Shqipërisë tradhtare. Dhe sot të gjithë ngjajmë “spiunë e tradhtarë” si Ernest Koliqi dhe Camaj, por pa talentin e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pranga mësueses, u dërgonte foto e video intime nxënësve 13 dhe 14-vjeçarë

Një ish-mësuese zëvendësuese 19-vjeçare me Sistemin e Shkollës së Qarkut Cleveland, u arrestua pasi autoritetet thanë se ajo ndau materiale seksuale me disa fëmijë....

Lira turke në nivelin më të ulët historik, mijëra protestues kundër Erdoganit

Njerëzit në rrugët e Stambollit kanë shprehur shqetësimin për rënien e lirës turke në nivele rekord ndaj dollarit të mërkurën, një ditë pasi presidenti...

Përballja e PD me berishizmin

Nga: Mero Baze Partia Demokratike për herë të parë në tridhjetë vite po tronditet nga përballja me berishizmin. Edhe pse e ka pasur berishizmin instrument...

“Më ka bërë presion drejtori”, skenari për heqjen nga puna të nëninspektorit

Azem Rexhepi, është denoncuesi i radhës që ka trokitur në dyert e emisionit “Stop” në Tv Klan. Këtë mbrëmje në “Stop” është publikuar rasti...

“Më falsifikuan firmën”/Delegatja nxori “blof” Berishën, reagon Floriana Garo

Zëdhënësja e "Foltores", moderatorja Floriana Garo ka shprehur qëndrimin e saj sa i takon pretendimeve të një delegateje, se firma e saj ishte falsifikuar...