Covid-19 i merr jetën ish kreut të Bashkisë Elbasan

Një tjetër figurë e rëndësishme në politikën shqiptare, nuk ia ka dalë mbanë me virusin vdekjeprurës. Pas Marko Bellos, një humbje e madhe vjen për politikën tonë.

Ëngjëll Dakli ka humbur jetën në një klinikë në Turqi, ndërsa kishte shkuar për tu kuruar ndaj Covid-19. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur që të mbijetojë. Ëngjëll Dakli është një nga figurat më të njohura në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë.

Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij, të cilat i ka përmbyllur me sukses si ministër, kryetar bashkie, këshilltar e pedagog.

Ëngjëll Dakli u lind me 15 mars 1955 në Elbasan.
Në vitet 1973 – 1978 ndjek Fakultetin e lnxhinierisë Mekanike në UT.
Në vitet 1977 – 1981 ishte inxhinier në Kombinatin Metalurgjik Çeliku i
Partise”‘.
Në vitet 1981 {shtator} – 1990 {dhjetor} ishte inxhinier në Institutin e
Kërkimeve Metalurgjike.
Në vitet 1991 (janar) – 1992 (gusht} drejtor në Institutin e Kërkimeve Metalurgjike.
Nga viti 1981 e në vazhdim pedagog i jashtëm në departamentin termoergjitik të UPT.
Në vitet 1993 (janar) – 1995 (dhjetor} kryetar i delegacionit kuvendor shqiptar në asamblenë parlamentare të Detit te Zi.
Në vitet 1994 – 1996 Ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish- të Përndjekurve Politike.
Në vitet 1996 – 2000 Kryetar i Bashkisë Elbasan.
Në vitet 2000 – 2007 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqesues i PD.
Në vitet 2001(mars) – 2003 (tetor) këshilltar i projektit të Korridorit Paneuropian 8.
Në vitet 2003 – 2008 mbikëqyrës në lnstitutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID
Në vitet 2009 – 2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim – Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.
Bashkia Elbasan i ka dhënë titulli “Qytetar Nderi” z. Engjëll Dakli me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.

Lexo edhe :   Britania e shqetësuar për variantin indian të koronavirusit