Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Çfarë ndodh pas 30 qershorit”, Rama: Ja pse kanë frikë Berisha, Meta, Basha dhe Kryemadhi

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Çfarë ndodh pas 30 qershorit”, Rama: Ja pse kanë frikë Berisha, Meta, Basha dhe Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama vazhdoi edhe sot takimet elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Nga Maliqi ku prezantoi kandidatin e PS, Gëzim Topçiun, i cili kërkon mandatin e gjashtë, tha se Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi synojnë që të pengojnë hapjen e negociatave.

Rama pranon se këto nuk janë zgjedhjet më të mira, pasi në këto zgjedhje mungojnë kundërshtarët, por sipas tij pas këtyre zgjedhjeve do të “goditen” kundërshtarët e reformës në drejtësi.

Rama: Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak. Këto janë zgjedhje vendore por për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer edhe në zgjedhje politike dhe atdhetare sepse më 30 qershor nuk do të vendoset thjesht se kush do të drejtojë bashkitë, por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme.

A do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme ajo e 30 viteve të shkuara ku politikanët kanë bërë çfarë kanë dashur me Kushtetutën dhe ligjin, ama përsëri edhe një herë ata kanë synuar dhe synojnë të ngrihen mbi ligjin dhe jo vetëm kaq, duke sharë, kërcënuar, turfulluar dhe mallkuar marrin peng një popull të tërë për të marrë peng vetë Shqipërinë.

Këto duken fjalë në një fushatë, por në fakt jo, janë fjalë që burojnë nga e vërteta e kësaj situate. Dy vite më parë, ikën nga Parlamenti dhe thanë se nuk do të pranonin të hynin në zgjedhje pa ikur unë nga zyra, por ndërkohë, qëllimi ishte të merrnin peng Vettingun.

Sot kanë ikur nga Parlamenti për të penguar Shqipërinë, sepse vettingun nuk e bllokuan dot, i cili vazhdon dita ditës duke pastruar pallatin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë që me lidhje me politikanët kanë mbajtur peng drejtësinë. Çështja është që një sistem i pastruar drejtësie të jetë një sistem ku nuk ka më të paprekshëm dhe këtë mund ta arrijë duke çelur negociatat.

Arsyeja pse ata janë në rrugë është se ata në qoftë se çelen negociatat dhe bisedimet e drejtësisë. Nuk do të kërkojnë më përputhjen e legjislacionit me Kushtetutën, por do fillojnë të kërkojnë prova që ky sistem drejtësie funksionon dhe në Shqipëri ka një drejtësi ku askush nuk mund të shpëtojë pa u përballur me ligjin.

Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha janë vendosmërisht në kundërshtim me interesin e këtij vendi dhe se duan të marrin peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Duan të krijojnë idenë se në këtë vend nuk mund të bëhen zgjedhje.

Duan të krijojnë idenë në Evropë se Shqipëria është një vend kriminelësh dhe mafiozësh dhe se nuk mund të ulen kurrë në negociata. Këtë duan që kurse kanë ikur nga Parlamenti, kanë marrë molotovët dhe duan të djegin zgjedhjet.

Nga ana tjetër jemi ne, që kemi për detyrë të mos lejojmë që kemi hedhur bazat e shtetit të mos shkatërrohen siç janë shkatërruar në të shkuarën. Janë ata që kanë ikur nga zgjedhjet. Pavarësisht faktit se këto zgjedhje nuk janë më të mira të mundshme sepse nuk kemi kundërshtarë, ne do t’i zmbrapsim me këto zgjedhje kundërshtarët e drejtësisë.

Zgjedhjet e 30 qershorit janë të domosdoshme jo vetëm sipas Kushtetutës. Ky është rasti për të vendosur përfundimisht një rregull elementar, ku politikanët duhet të jenë shembull që kurrë nuk duhet të jenë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Ata bëjnë çdo përpjekje që të krijojnë idenë se këtu do të bëhet nami sepse nuk kanë rrugë tjetër vetëm se të shpresojnë që populli i trembur të tërhiqet nga rruga e 30 qershorit.

Tags: 30 qershoritbashaBerishaçfarëfrikekanëKryemadhiMetaNdodhrama

TË LIDHURA

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos
Politikë

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025
Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ
Shqipëria

Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ

21:10 | 09/09/2025
Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë
Politikë

Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

20:41 | 09/09/2025
Next Post
Sherr me thika në Institut, qëllohet disa herë futbollisti

E përplasi ambulanca, ndërron jetë në spital e moshuara

Nis protesta para Drejtorisë së Policisë, bllokohet rruga/ Salianji jep sinjalin e radhës

Rama në Maliq, Salianji nxjerr mesazhet: Kryebashkiaku kërcënon punonjësit, sjellin 4 persona

“Notuan për herë të parë”, Emina Cunmulaj lumturon fëmijët në nevojë

“Notuan për herë të parë”, Emina Cunmulaj lumturon fëmijët në nevojë

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com