Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çështja Becchetti, “Zëri i Amerikës” zbardh detajet

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çështja Becchetti, “Zëri i Amerikës” zbardh detajet

Në Shqipëri Partia Demokratike iu drejtua dje Gjykatës Kushtetuese për të anulluar vendimin e parlamentit i cili rrëzoi me votat e shumicës kërkesën e tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për “Çështjen Becchetti”, sipërmarrësit italian i cili hodhi në gjyq, qeverinë shqiptare për mbylljen e aktiviteteteve të tij në Shqipër, mes të cilave dhe televizioni “Agon Channel”.

Partia demokratike i referohet Kushtetutës e cila përcakton se “me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, parlamenti është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, e për pasojë refuzimi për Komisionin hetimor i ka mohuar asaj një të drejtë kushtetuese

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), një gjykatë arbitrazhi, ka vendosur të dënojë Shqipërinë me 120 milion euro, pasi gjykoi se mbyllja e televizionit “Agon Channel”, ishte “e motivuar politikisht”. ICSID-ja rrëzoi në muajin prill ankimimin e Shqipërisë për anullimin e vendimit.

Opozita bën përgjegjëse qeverinë për këtë faturë që do të duhet të paguajë shtetit shqiptar. “120 mln euro i Arbitrazhit Ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, ku shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori etj, etj. pra shkaktar janë ata, duke influencuar edhe tek gjykata shqiptare, të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat”, deklaroi dje në dalje nga Gjykata Kushtetuese, deputetja demokrate Grida Duma.

Shumica refuzoi komisionin hetimor me argumentin se vendimi i ICSID-së mbrohet nga konfidencialiteti që është detyrues për vendin. Kryeministri Edi Rama gati 10 ditë më parë, e motivoi rrëzimin e kërkesës së opozitës me argumentat se sipas tij “komisioni hetimor shkel parimet kushtetuese, të drejtën ndërkombëtare, si dhe dëmton drejtpërdrejtë interesat e Shqipërisë”.

Opozita thotë se ruajtja e konfidencialitetit nuk qëndron si argument përsa kohë vendimi gjendet i publikuar online.

Ligji për Komisionet hetimore parashikon se “Parlamenti nuk mund të vendosë kufizime në objektin e punës së Komisionit… përveç rasteve kur nga rrethanat gjykohet se kërkesa përmban elemente të shkeljes së Kushtetutës”.

Tags: ceshtja BecchettiKushtetutarama

TË LIDHURA

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

22:34 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës
Politikë

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Next Post
Heroina me mbishkrimin ‘banane’, kapen mbi 45 kg në kabinën e kamionit me krom

Heroina me mbishkrimin 'banane', kapen mbi 45 kg në kabinën e kamionit me krom

Pamje të rënda/Burri dhunon një grua brenda dyqanit në Prishtinë

Pamje të rënda/Burri dhunon një grua brenda dyqanit në Prishtinë

Bora pas puthjes me Donaldin: Kam shumë pikëpyetje, nuk di se ç’ndodhi

Bora pas puthjes me Donaldin: Kam shumë pikëpyetje, nuk di se ç’ndodhi







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com